Protesta e 7 Tetorit/ Saraçi: E rëndësishme të dërgohen sinjalet te kancelaritë e huaja

22:31, 03/10/2024
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi, i ftuar në 'Çim Peka Live', mbrëmjen e sotme, komentoi protestën që do të mbahet të hënën nga opozita.

Saraçi u shpreh se është më rëndësi që sinjali të arrijë në kancelaritë e huaja, për aq kohë sa në dy seancat e fundit, parlamenti shqiptar ka qenë në të gjitha faqet e para të  mediave botërore.

Flitet për një parti politike që nuk po bën spot për 90 mijë ose 40 mijë militantë, ai spoti është bërë për 600 e kusur mijë votuesish, të cilët përfaqesojnë nocionin qytetar.

Dhe, thirrja drejtohet tek këta 600 e ca mijë votues, por spoti ju adresohet atyre.

Se nuk po flasim për një parti të vogël opozitare që po bën një tubim partiak, ne po flasim për partinë kryesorë të opozitës që kërkon të garantojë demokracinë në këtë vend dhe ju bën thirrje 600 e ca mijë votuesve të saj.

Dhe është pikërisht kjo forcë opozitare ajo qe do t’i ftojë dhe t’i udhëheqë, por jo të ndalojë atë reagimin qytetar që do kenë në datën 7.

Pastaj pjesa e organizimit me fjalime apo pa fjalime është çështje tjetër... por ajo që duhet synuar në këtë protestë, sepse PD ka bërë disa protesta dhe në të gjitha rastet kanë rezultuar të suksesshme pavarësisht se në fund mund të jenë shitur në bazë të pazareve të caktuara.

Ajo çfarë duhet të ndodhë në këtë rast, është që kjo protestë duhet të shërbejë dhe për të çuar sinjal në kancelaritë e huaja.

Sepse nuk mund të presim nga selitë diplomatike të kritikojnë pushtetin dhe të mbrojnë opozitën, se në këtë rast do akuzoheshin për grusht shteti.

Dhe deri në ditën e fundit, që kjo mazhorancë do jetë në pushtet këtë reagim do kemi, ama sinjalet tek kancelaria e huaj duhen çuar.

Sillet situata në atë pikë... ku të paktën në dy seancat e fundit, paralmenti shqiptar ka qenë në të gjitha faqet e para të mediave botërore...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco