VIDEO/ Avokati Vishaj: Dënimi i Salianjit në kundërshtim me ligjin, nuk duhej gjykuar nga kjo gjykatë Apeli

21:45, 03/10/2024
A+ Aa A-

Avokati Saimir Vishaj, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV ka folur në lidhje me dënimin e Ervin Salianjit, është shprehur se, ky vendim është totalisht në kundërshtim me ligjin.

Sipas avokatit, Salianji si deputet që është, nuk duhej që të gjykohej nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm, por i SPAK, sepse prokuroria e posaçme është ngritur për këtë qëllim.

‘Të flasësh për një vendim totalisht në kundërshtim të ligjit, është shumë e lehtë. E para njëherë, që Gjykata e Apelit nuk ka kompetencë, sepse personi është deputet dhe duhet të jetë deputet i SPAK, nuk munden gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm të hetojmë e gjykojnë një deputet, i cili ka garancitë e veta kushtetuese, dhe është një organ i specializuar që është SPAK dhe ai duhet të jetë garant i ligjit, jo Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm.

Për aq kohë sa zihen në gojë, emra deputetësh, mendoj se vendimi është i diktuar. Një dënim të tillë, avokatët duhet të kërkonin alternativën, pafajësinë apo shërbim prove. Nuk shkon për një deputet, që pasi shkon me këmbët e tij në burg, ti i drejtohesh Gjykatës së Lartë.

Me sa di unë, në këtë vendim janë 4 të pandehur dhe një viktimë akuzuese, i cili me deputetin janë diametralisht të kundërta. Të bësh kërkesë për pezullim apo shtyrje të një procesi që ka nisur ekzekutimi, më duket se gjykata e lartë e ka shumë të lehtë të rrëzojë këtë kërkesë.

Nëse jemi apo jo, nëse fakti përbën vepër penale, kjo është çështje provash. Por në rastin konkret për aq kohë sa ka imunitet dhe gëzon cilësinë e deputetit, është njësoj si doktori, është në arrest shtëpi dhe në burg.

Masa e dënimit 1 vit burg, pa masë sigurimi është shumë e rëndë, sepse nuk ka asnjë lloj mundësie. Më mirë të mos ishte dorëzuar, dhe kishte mundësi shtyrjen, apo një kërkesë për pezullim, pa nisur ekzekutimi.

Të vesh në burg për një vendim të paligjshëm, për një vendim që nuk je subjekt. SPAK dhe GJKKO është ngritur për një rreth të ngushtë, si deputetë, ministra, apo zyrtarë të lartë.

Këta ligjëvënës kanë hequr të drejtën e mbrojtjes në gjykatë. Nuk merr pjesë as prokurori, as avokati. Mblidhen tre veta në një dhomë këshillimi, vendosin fatin e tjetrit pa dëgjuar palët. Nuk ndodh askund, që shikon ligjshmërinë, por je gjykatë e shkallës së tretë, ku duhet të dëgjosh palët’, deklaroi avokati Saimir Vishaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco