Përplasjet në dyert e Kuvendit/ Bardh Spahia: Luftë e mirëfilltë ndaj opozitës, ai parlament ka marrë fund

Përplasjet në dyert e Kuvendit/ Bardh Spahia: Luftë e mirëfilltë ndaj opozitës, ai parlament ka marrë fund

21:42, 03/10/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Bardh Spahia, ka komentuar tensionet e sotme në Parlament, duke theksuar se ato pasqyrojnë gjendjen e demokracisë në Shqipëri.

I ftuar në ‘Open’, Spahia tha se pengimi i opozitës për të marrë pjesë në seancat parlamentare tregon se ndaj saj ka një luftë të mirëfilltë.

Spahia theksoi se, nëse vendimet merren me forcën e numrave dhe pa respektuar standardet demokratike, atëherë parlamenti ka humbur çdo kredibilitet.

Spahia: Aty ku karrigia vlen më shumë se demokracia, kjo e fundit ka marrë fund,” deklaroi Spahia, duke kritikuar qeverinë për përdorimin e forcës dhe numrave për të shtypur opozitën. Ai përmendi arrestimin e deputetit Ervin Salianji, si një shembull të tentativave për të kontrolluar opozitën.

Pamjet e sotme bëjnë një skaner të situatës së demokracisë së vendit tonë. Të shohësh si pengohet grupi i opozitës të marrë pjesë në tempullin e demokracisë, tregon qartë situatën. Aty ku karrigia vlen më shumë se demokracia, kjo e fundit ka marrë fund. Kjo opozitë ka 11 vite që luftohet dhunshëm. U tentua të zhbëhej opozita dhe të merrej nën kontroll.

Këtu ka një luftë të mirëfilltë kundrejt opozitës. Salianji u arrestua sepse denoncoi me fakte vëllanë e ministrit të Brendshëm. Nëse na kërkohet të jemi në një parlament ku vendoset dhunshëm me forcën e numrave dhe luhet me 10 standarde, ai parlament ka marrë fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco