Shantazhi nga 'Mbreti Zog'/ Bardhi: Janë presion për përgjimet që disponoj nga Sky Ecc në të cilat dalin...

Shantazhi nga 'Mbreti Zog'/ Bardhi: Janë presion për përgjimet që disponoj nga Sky Ecc në të cilat dalin...

21:44, 03/10/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, foli mbrëmjen e sotme për mesazhet shantazhuese që i kanë shkuar në aplikacionin “Signal” nga një përdorues me emrin “Mbreti Zog”.

Bardhi pretendoi se këto mesazhe janë një sajesë dhe lidhen me denoncimet e tij në Kuvend për përgjimet në "Sky Ecc".

“Mesazhet dhe kjo sajesë ka të bëjë me përballjen me kryeministrin në Kuvend për përgjimet në "Sky Ecc".

Bëhet fjalë për një sekret hetimor. Në përgjimet që disponoj dalin lidhje të anëtarëve të qeverisë që ndihmojnë krimin. Kam të dhëna që SPAK-u i disponon bisedat. Në to eksponentët e pushtetit ndërhyjnë te drejtësia në ndihmë të krimit”, theksoi ai në emisionin "Opinion".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco