Abilekaj: Salianjit nuk ia hoqi mandatin e deputetit Komisioni i Mandateve, por Genc Gjonçaj

21:37, 03/10/2024
A+ Aa A-

Analisti, Enton Abilekaj, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për gjendjen momentale politike të opozitës, dhe dënimin e Ervin Salianjit.

Abilekaj u shpreh se mandati i deputetit të Salianjit nuk është hequr nga Komisioni i Mandateve, por nga Genc Gjonçaj.

Dje u bë Sekretariati i Etikës dhe u mblodh tek salla e grupi të partisë socialiste.

Me kërkesën e grupit të partisë Socialiste, nuk u mblodhën dot tek zyrat e veta, se nuk e lejuan. U mblodhën tek salla e partisë socialiste për të shqyrtuar kërkesën e grupi të partisë Socialiste dhe për të përjashtuar deputetet.

Salianjit nuk ia hoqi mandatin e deputetit Komisioni i Mandateve, por Genc Gjonçaj.

Ai shqyrtohet nga një gjykatë e juridiksionit të zakonshëm, për një gabim që nuk e ka kryer dhe nuk ekziston. Nuk do diskutojmë faktin se Fatmir Xhafaj qëndroi ministër aq sa të fabrikonte aktorët dhe të nxirrte çështjen që ishte kështu, të dënonte një deputet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco