Tensionet politike në vend/ Manjani: I provokoi Rama, këtu ka rënë siguria e...

Tensionet politike në vend/ Manjani: I provokoi Rama, këtu ka rënë siguria e...

21:05, 03/10/2024
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar mbi tensionet e ditëve të fundit në Kuvend të krijuara nga opozita, ku është shprehur se benzina në këtë mes është dënimi i Salianjit që është i pambështetur në ligj.

I ftuar në emisionin e Erla Mëhillit, Manjani tha se dënimi i tij është një alarm për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në këtë shtet.

“Rama doli para ca ditësh dhe shpalli qetësi elektorale, opozita nuk ekziston dhe zgjedhjet janë të fituara. Kur e kishte lojën në dorë pse e acaron opozitën. Pse e kreu sulmin politik ndaj Salianjit. Çfarë do të arrijë Rama me këtë acarim? Ai ka hyrë në një lojë për të ftuar të dyja opsionet. Nesë opozita do rrinte urtë do thoshte s’kanë këllqe, nëse opozita do reagonte në ekstremitet siç po bën, do thoshte ja çfarë opozite kemi. Sado që të djegin karriget, sikur edhe të digjet Parlamenti nuk është problem dhe nuk është fundi  i botës. Këtu ka rënë siguaria e garancia nëse dikush dënohet pa ligj.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco