‘Qeveri teknike, lirimi i Berishës dhe Salianjit’/ PD: Mosbindje civile! E gjithë Shqipëria do jetë në Kryeqytet

20:31, 03/10/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka shpërndarë spotin e protestës kombëtare të thirrur nga opozita në datë 7 tetor në orën 18:00 përpara Kryeministrisë.

‘Motoja e protestës sipas spotit është nisja e Mosbindjes Civile me qëllim një qeveri teknike asnjëanëse që mbikqyr zgjedhjet e ardhshme për të siguruar barazinë dhe lirinë e tyre.  Spoti gjithashtu revokon përndjekjen e eksponentëve politikë të opozitës dhe kërkon lirimin e tyre si të liderit të opozitës Sali Berisha edhe të deputetit Salianji’, thuhet në njoftimin e PD.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Partia Demokratike publikon spotin e protestës së 7 tetorit.

Shqiptarët janë thirrur këtë të hënë ora 18.00 në protestë kombëtare për të marshuar drejt Tiranës.

Motoja e protestës sipas spotit është nisja e Mosbindjes Civile me qëllim një qeveri teknike asnjëanëse që mbikqyr zgjedhjet e ardhshme për të siguruar barazinë dhe lirinë e tyre.

Spoti gjithashtu revokon përndjekjen e eksponentëve politikë të opozitës dhe kërkon lirimin e tyre si të liderit të opozitës Sali Berisha edhe të deputetit Salianji.

E gjithë Shqipëria do të jetë në Kryeqytet.

Në kryeqendrën e vendit tonë shqiptarët do të bashkohen sërish për një protestë madhështore kundër regjimit të instaluar në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco