Berisha: Më 7 tetor, miqtë e Shqipërisë do shohin se shqiptarët do dominojnë narkoshtetin dhe do çelin rrugën e zgjedhjeve të lira

19:40, 03/10/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te protesta kombëtare e thirrur në datë 7 tetor në orën 18:00 përpara Kryeministrisë, ku shqiptarët do të ushtrojnë të drëjtën e tyre të mosbindjes civile, pas luftës së shpallur nga Edi Rama ndaj popullit dhe drejtuesve demokratë.

‘Më 7 tetor, miqtë e Shqipërisë do shohin se shqiptarët do dominojnë narkoshtetin dhe do çelin rrugën e zgjedhjeve të lira’, theksoi Berisha gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Më 7 tetor, çdo shqiptar është i thirrur të ngrihet në lartësinë e guximit shqiptar.

Çdo shqiptar është i thirrur të ngrihet në këmbë për idealet e tyre.

Çdo shqiptar është i thirrur të tregojë veten qytetar të civilizuar evropian që mbron me sakrifica, sypatrembur, guximtar të drejtat e tij. Të drejtat e shkelmuara nga padrino i Shqipërisë, organizata e tij kriminale qeveri, organizata Skrapi i partisë, etj, etj.

Të dashur miq, 7 tetori fton gjeninë krijuese dhe të guximit të qytetarëve shqiptarë që ta bëjnë atë një ditë si asnjë tjetër në histori.

Një ditë të kthesës së madhe.

Një ditë të triumfit të madh.

Një ditë në të cilën shqiptarët në të katërt anët e Europës dhe botës do të shohin kombin e tyre vigan të triumfojë.

Miqtë e Shqipërisë do të shohin shqiptarët të dominojnë narkoshtetin, të çelin rrugën e zgjedhjeve të lira, qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitore të opozitës.

Ndaj dhe ftesa ime është për çdo të re dhe të ri shqiptar, për çdo studente dhe student, çdo nxënëse dhe nxënës, çdo të ri kudo që ndodhet, ta shndërrojmë 7 tetorin në ditën e betejës fitimtare të rinisë shqiptare.

T’i japim protestës së 7 tetorit, fytyrën e rinisë, guximin e saj, vizionin e saj, fitoren e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco