VIDEO/ Korreshi: Qeveria teknike dhe lirimi i Berishës kusht i panegociushëm për zgjedhjet e 2025

19:21, 03/10/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD Sajmir Korreshi në tubimin e përnatshëm në 'Rrugën e Shpresës' u shpreh se deputetët e PD nuk janë punëtorët e Edi Ramës, por janë  të zgjedhur me 650.00 vota demokratësh që nuk e kanë votuar Edi Ramën.

'Ne i kemi provuar të gjitha, me denoncime, e kemi provuar me të gjitha mënyrat por ju e patë se çfarë na bënë, por na kanë dënuar të gjithëve, as në 47 nuk ka ndodhur kjo me deputetët e opozitës.

Asnjë nuk e meriton ktë, ato nuk janë karrige dhe ne nuk jemi punëtorët e Edi Ramës, nuk jemi punëtorët e mamicës së kuvendit, në jemi të zgjedhur me 650.00 vota demokratësh që nuk e kanë votuar Edi Ramën.

Ju e shikoni, sot është dita e 276 e qëndresës dhe përditë e përjetoni,kurrë më parë nuk ka ndodhur të dënohet lideri i opozitës dhe të rrijë në shtëpi, aq më tepër duke dënuar padrejtësisht, i vetmi që ndodhet në burg për shpifje është Ervin Salianji, ju dërgon të fala, ne me miqtë e kemi takuar dhe është në mbështetje të fortë të çdo demokrati.

Sot flasim në një ditë shumë të trishtuar, ju e shikoni mirë që edhe deputetët e tjerë demokratë që nuk janë dënuar nuk u lejuan të futeshin në parlament, ne do të përballemi në datën 7 tetor.

Në 7 tetor ose do të kthehen bijat e etërve të na sugjenosin siç bënë 50 vjet ose do ti heqim njëherë e mirë.

Nëqoftëse presim 2025 pa një qeveri teknike, kusht i panegociushëm, pa lirimin e doktorr Berishës, kusht i panegociushëm, çdo ditë do na kenë në shesh nga data 7 e në vijim.'0 u shpreh Korreshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco