Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shqipëria në diktaturë, Rama sëmuret

Protesta e 7 tetorit, Burimi: Evropianët e kanë në listë të kuqe drejtësinë, nuk do ndërhyjnë

19:10, 03/10/2024
A+ Aa A-

Analisti, Genc Burimi në një lidhje me “Skype” në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, ku u shpreh se Evropianët e kanë në listë të kuqe drejtësinë dhe nuk do të ndërhyjnë.

Sipas Burimit, kjo është një skemë që po bëhet nga vetë Edi Rama, që ta nxjerrin blof lëvizjen e opozitës me 7 tetor

Unë shikoj në ekran që këto që po ndodhin, mund të merren po ashtu si presion që bën Rama, dhe s’mund të jemi ne gazetarët që themi, gjykatësi është i poshtër kur dënon Salianjin. Me 15 tetor, të hapen negociatat pikërisht për drejtësinë, dënimi i Salianjit dihej prej kohësh, për mua këtu është filmi. Taulant Balla e tha që problemi nuk është me neve, por me drejtësinë. Evropianët e kanë në listë të kuqe drejtësinë, nuk do ndërhyjnë. Prandaj është kjo skemë që po bëhet, që ta nxjerrin blof lëvizjen e opozitës me 7 tetor. Pse po çoheni juve?? Ndërkohë që opozita po çohet pikërisht për drejtësinë, por ata do thonë: S’ka punë qeveria me drejtësinë, e ka SPAK, ata janë të pavarur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco