Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

VIDEO/ Metaliaj: Opozita përballet me hakmarrje të verbër politike nga Edi Rama

17:12, 03/10/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj, ishte e ftuar në edicionin e mesditës në SYRI TV, ku diskutoi me moderatorin Edvin Parruca për betejën që opozita po zhvillon në parlament dhe në sheshe. Metaliaj denoncoi arrogancën dhe hakmarrjen politike të qeverisë, duke e cilësuar si një akt të turpshëm dhe një përpjekje të mazhorancës për të asgjësuar opozitën.

Ajo përmendi ngjarjet e fundit në parlament, ku opozita u përball me ndalimin e hyrjes në Kuvend nga gardistët, të cilët vepruan me urdhër politik. Metaliaj theksoi se 24 deputetë të opozitës u përjashtuan në bllok me vendime politike të urdhëruara nga Edi Rama, duke marrë masa ndëshkimore nga 40 deri në 60 ditë.

Metaliaj gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të mos presin zgjidhje nga jashtë, por të marrin në dorë fatet e tyre. Metaliaj theksoi se megjithëse ndërkombëtarët dhe mediat mund të mos mbështesin veprimet e opozitës, është detyrë e shqiptarëve të mbrojnë demokracinë dhe të drejtat e tyre.

'Nuk është hera e parë që përballemi me skena apo ngjarje të tilla të turpshme të detyruara nga sjelljet dhe arroganca e Edi Ramës, e cila tregon degradimin total të këtij narkoshteti tashmë i cili po përdor çdo mekanizëm dhe mjet për të treguar forcën ndaj opozitës me dënime kapitale me dënime politike duke treguar një hakmarrje të verbër politike ndaj eksponentëve të PD.

Si ditë e enjte ne u mblodhëm në mbledhjen e grupit parlamentar në orën 08:00, dhe vendosëm që të gjithë bashkë të shkojmë në seancën parlamentare të ditës së sotme. Menjëherë na u shfaqën përballë dhjetëra gardistë të cilët ishin të urdhëruar për të qëndruar në të gjitha hyrje-daljet e kuvendit të shqipërisë duke na pamundësuar hyrjen në ambjente të kuvendit pikërisht aty ku ne ushtrojmë funksionet dhe detyrat tona si deputetë të mandatuar nga qytetarët.

Siç e dini dhe ju ditën e djeshme ne u përjashtuam në bllok, 24 deputetë me një vendim politik të urdhëruar nga Edi Rama dhe me masa ndëshkimore nga40 deri në 60 ditë, një akt I turpshëm, një vendim i turpshëm që tregon jo vetëm hakmarrjen politike që tashmë Edi Rama po e shpalos me gjithë zellin e tij por nga ana tjetër tregon dhe frikën e kësaj mazhorance për tu përballur me opozitën, me të vertetat.

Ne u afruam në hyrjen kryesore kur e pamë që nga të jitha drejtimet erdhën me dhjetra gardistë, tentuam të futeshim nga hyrja nga ana e dhjathtë, edhe aty përsëri gjetëm me dhjetra gardistë që na pamundësuan jo vetëm ne që ishim të përjashtuar me një vëndim të padrejtë, por edhe kolegët të cilët nuk kishin një vendim përjashtimi nuk u lejuan të futen dhe të merrnin pjesë në seancën plenare të ditës së sotme.

Mediave dhe ndërkombëtarëve nuk ju pëlqen kjo që ne bëjmë por ne nuk duhet të presim që problemet tona të vijnë e të na i zgjidhin nga jashtë, ne duhet ti dalim zotë vetë vendin dhe fateve tona.'- u shpreh Metaliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco