Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

SYRI TV/ 4 institucione drejtësie refuzojnë Komisionin Xhafaj, opozita e ka cilësuar fasadë të Edi Ramës

16:56, 03/10/2024
A+ Aa A-

 

Prokuroria e Posaçme ka refuzuar pjesmarjen në Komisionin Xhafaj. Pas Gjykatës Kushtetuese, edhe SPAK ka refuzuar të dërgojë ekspert në këtë komision, me argumentin se ky institucion e ka përmbushur detyrimin ligjor të marrëdhënies me parlamentin.

I njëjti qëndrim konfirmohet edhe nga Gjykata e Lartë dhe Inspektoriati i Lartë i drejtësisë.  

Skeptik për punën e këtij komisioni janë shprehur edhe selitë diplomatike në Tiranë, ndërsa opozita ka refuzuar të jetë pjesë, duke akuzuar se ky komision po përdoret nga kryeministri EdI Rama si propagandë për të mbuluar aferat korruptive.

SYRI TV

Pas gjykatës Kushtetuese edhe SPAK ka refuzuar pjesmarrjen e Komisionin Xhafaj, të iniciuar nga kryeministri Edi Rama.

Pas interesimit të Syri TV,  Prokuroria e Posaçme, thekson se ky institucion e ka përbushur detyrimin e saj ligjor në marrëdhënien me parlamentin dhe nuk mund të dërgojë ekspertëtë saj në Komision.

Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Në mënyrë unanime të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse.

Ky detyrim ligjor është realizuar përmes publikimit të  Raporteve Vjetore të SPAK në faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike përballë KLP-së dhe Kuvendit. 

Ndërkohë I të njëjtës linjë është edhe arsyetimi i Gjykatës së Lartë, e cila refuzon dërgimin e ekspertit të saj në Komision.

Më lejoni t'Ju sjell në vëmendje pozicionin e veçante që Gjykata e Lartë mban në arkitekturën e institucioneve publike në përgjithësi dhe në sistemin giyqësor në veçanti, si dhe misionin kushtetues që ajo kryen. Duke mbajtur parasysh këtë funksion të Gjykatës së Lartë në raport me pushtetet e tjera, vlerësojmë se kërkesa Juaj për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të

gjyqtarëve të kësaj Gjykate si anëtare të një nëngrupi teknik, në varësi të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Komisionit të Posaçëm, që duhet të kryejnë detyrat e caktuara sipas vendimmarjes së Komisionit, nuk përshtatet me funksionin dhe misionin e gjyqtarit. Si e tillë, nga ana jonë nuk vlerësohet si zgjidhje e përshtatshme në përmbushje të misionit te Komisionit të Posaçëm.

Më tej në arsyetimin e Gjykatës së Lartë thuhet se Modalitetet e këtij angazhimi duhet të jenë të tilla që të pajtohen me pavarësinë dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor, si themeli I shtetit të së drejtës. Burime i thanë Syri Televizion se edhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka refuzuar të paraqesë ekspertin e saj.

Më herët kundër këtij Komisioni janë shprehur edhe selitë diplomatike të akredituara në vendin tonë. Madje në qëndrimin kundër nuk kanë munguar as përplasjet mes ambsadorit të BE-së Silvio Gonzato me drejtuesin e këtij Komisioni Fatmir Xhafaj.

Gjatë një tryeze të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, kreu i delegacioni të BE-së ka shprehur shqetësimin ndaj përpjekjeve të mazhorancës për kontrollin e punës së organeve të drejtësisë përmes komisionit të posacëm antikorrupsion.

Gonzato kërkoi që të mos keqpërdoren raportet e Brukselit për të justifikuar qëllimet e këtij komisioni.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pritur me skepticizëm ngritjen e komisionit të posacëm antikorrupsion teksa kanë theksuar nevojën për gjithpërfshirje dhe moscënim të organeve të drejtësisë në vend.

Opozita e ka refuzuar komisionin, duke e cilësuar atë si propagandë të Kryeministrit Rama, në një kohë që është përgjegjës për korrupsionin 11 vjecar në të gjitha nivelet e qeverisjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco