Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Garda 'gardh' përballë opozitës

Dita e sotme ishte një fotografi e pa censuruar e një junte në oborrin e Europës indiferente

Dita e sotme ishte një fotografi e pa censuruar e një junte në oborrin e Europës indiferente

15:41, 03/10/2024
A+ Aa A-

Nga Ndriçim Kulla

Opozita sot nuk ishte si ajo e kllounit Lulzim Basha, nuk është më shpikje sipas planeve të kreut të regjimit dhe e Sorrosit, por një opozitë autentike në rolin e saj.

Ajo sot shprehu devotshmërinë saj   para parlamentit, e pa përkulur për të mbrojtur interesin publik, pavarsisht represionit autoritarist.

Sotë opozita në sjelljen e saj politike, në të gjithë performamcën, duket, se ka ikur, ose më mirë e ka fshirë imazhin e rremë të një kukulle të porositur nga kreu i regjimit dhe ambasadorët shërbëtorë të Xhorxh Sorosit plak dhe Sorosit të ri.

Opozita duhet ta radikalizojë qëndrimin e saj deri në grevë urie dhe në forma të tjera reaguese, që të shprehin qartësisht genocidin politik që është ushtruar dhe po ushtrohet nga dikatori enverist.

Radikaliteti sot mbetet forca e vetëme e opozitës, sepse të gjitha fuqitë e tjera demokratike i ka rrëbyer regjimi.

Populli të ndjek, kur e shikon që ti lufton dhe për këtë nuk ka asnjë më dyshje.

Kur diktatura të shtyp çfarë “rekomandimi” tjetër mund të ofroj    historia përveç  përleshjes me të? Kur drejtësia është bërë regjim, çfarë duhet të shpresosh më tej?

Kur policia është kthyer në një instrument dhune, si duhet të reagosh, ti ngreshë duart përpjetë ?

Sot si në parlament ashtu edhe në gjjthë opinionin publik, ku artikulohen projektet dhe idetë politike të forcave politike, duket një fushë betejë e nxehtë, që e ka ndryshuar shumë atmosferën politike dhe e kanë nxitur regjimin dhe kreun e saj të shtrëngojë ekstremitetin e represionit dhe të propagandës.

I shqetësuar prapa quintave, ngaqë nuk shikon më një opozitë të porositur edhe gjuhën e trupit të tij kreu regjimit  ka kohë që e ruan brënda labirintheve, nga ku tërheq fijet duke u ruajtur të mos bien rrezet e diellit mbi trupin e tij.

Sot para parlamentit pamë të gjithë fytyrën e nxirë të regjimit të vërtetë dhe  të krijuesit të saj, i cili nga dita në ditë po bëhet më despotik, siç nuk e kishte parashikuar as vetë. 

Nuk ka patur një rastë në histori, që diktaturat ta pranojnë statutusin e tyre që kanë krijuar dhe të thonë se;  “ne jemi diktatura”, madje së bashku me kastën që i shërben diktaturave kanë pohuar të kundërtën, se gjoja i tërë sistemi i tyre i arrogancës dhe i dhunës i shërben interesave të bashkombasve të tyre.

Ironik është edhe fakti, se kësaj gjëndje i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë edhe shumë nga miqtë tanë ndërkonbëtar, të cilët luajnë rolin e syrit të tretë në demokracinë e rrënuar shqiptare.

Dita e sotme ishte një fotografi e pa censuruar e një junte në oborrin e Europës indiferente.

Parlamenti sot në të gjitha hyrje  daljet e tij nuk ofronte më sallë për depudetetët. Ai nuk ishte i disponueshëm.

Pra duhet ripërsëritur edhe një herë, se parlamenti sot, nuk ishte i disponueshëm për opozitarët demokratë. Ishte i mbyllur me zinxhirë burgu. Në shprehinë e saj të dallueshme dita e sotme ishte një   ditë e skllavërimit të opozitës dhe   tërë popullit opozitar shqiptar.

A nuk është kjo një nga episodet e zhilluara live të diktaturës që mbizotëron në Shqipëri?

Nuk e di çfarë do thonë  dhe si do ta klasifikojnë ato instucione europiane që kanë një fare vëmëndje për Shqipërinë?

Mos do na sfidojnë me ndonjë  karshillëk me një foto tjetër të” Edit të dashur “me ndonjë komisioner Europian apo diçka të ngjashme?!

Burokratët ndërkombëtarë të perëndimit të akredituar në Tiranë  nuk dinë çfarë po ndodh në Shqipëri. Por duhet të pohojmë për hirë të vërtetës, se ka nga ata që e shohin, por ndruhen të flasin, sepse dyshojnë se diçka mund të prishin. E çfarë mund të prishin kemi të drejt të  supozojmë? Mos vallë gërvishin  ndopak dekretin e verbër të Antoni Blinken, Sekretarit Amerikan të Shtetit për të çuar në në dreq  opozitën shqiptare dhe për të mbajtur në këmbë regjimin e korruptuar të sulltanit, i cili sot shtyp opozitën dhe zbon shqiptarët nga vëndi i tyre. Apo mos ndoshta dëmtojnë sadopak në Shqipëri imazhin e rremë të fotos së z. Van der Leyn me kreun e regjimit me “Edin e dashur!”

Jetojmë në kohë paradoksesh për demokracinë.

Me emrin e popullit janë kryer shumë krime nga më çnjerëzoret në histori.

Në emër të popullit janë varur njerëz në litarë.

Në emër të popullit mund të  mbështeten me një krim të fshehtë  edhe diktaturat.

Në emër të taksapaguesëve europian  dhe pa dijeninë e tyre, burokratët, si ata në ambasadat e tyre në Tiranë, por edhe burokratët e nivelit të lartë në Bruksel mbështesin regjimin.

Dhe ky është një cikël i mbyllur, që e ka çimentuar regjimi 12 vjeçar me korrupsionin e tij legjendar i cili ka çare tejpërtej të gjitha kontinentet.

Shqipëria e “Edit të dashur”sot është Shqipëria e diktaturës.

Ajo sot tregoi edhe një here  përmasën e egër dhe të shthurur të sistemit të saj autoritarist, i cili dënon deputet pa ligj, i përjashton pa ligj nga salla e parlamentit, përndjek dhe kërcënon deputet me kodet e fshehta mafioze, diskriminon intelektualët, ndërsen patronazhistët  kundra kundërshtarëve të saj; me një fjalë bën çfarë i thotë instikti diktatorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco