Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Garda 'gardh' përballë opozitës

Gjykata e Lartë vijon shërbimin ndaj Ramës, nuk pranon kërkesën e Malltezit

Gjykata e Lartë vijon shërbimin ndaj Ramës, nuk pranon kërkesën e Malltezit

15:35, 03/10/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim rekursi pas kërkesës së Jamarbër Malltezit.

Gjykata e lartë kishte pranuar të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar një ankim të Jamarbër Malltezit mbi dosjen  “Partizani”, për të cilën pak ditë më parë iu komunikuan akuzat.

“Më 3 tetor Gjykata e Lartë, do të shqyrtojë padinë e radhës të Jamarbër Malltezit”,  thuhej në njoftimin e GJL.

Ky i fundit është ankuar duke u bazuar në nenet 8/a dhe 110 të kodit të procedurës penale, ku flitet për administrimin e provave dhe memoriet dhe kërkesat e palëve.

Po ashtu Malltezi e ka bazuar ankimin edhe në nenin 43 të kushtetutës dhe nenin 6 të konventës evropiane të të drejtave të njeriut që lidhet me procesin e rregullt ligjor.

Për këtë ankim Gjykata e Lartë ka vendosur që të shqyrtohet në dhomë këshillimi me procedurë të përshpejtuar dhe sipas njoftimeve te fundit nuk e ka pranura anikimin e Malltezit.

Më herët Malltezi ka pretenduar se SPAK dhe GJKKO nuk kanë pranuar memo të paraqitura, dokumente por edhe një ekspertizë private që kundërshton pretendimet e organit procedues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco