‘Sekuestrim’ telefoni dhe i instrumentave të tjera elektronike në zotërim'/ Qeveria italiane propozon draft-ligjin për refugjatët që do sjellë në Shqipëri

‘Sekuestrim’ telefoni dhe i instrumentave të tjera elektronike në zotërim'/ Qeveria italiane propozon draft-ligjin për refugjatët që do sjellë në Shqipëri

15:25, 03/10/2024
A+ Aa A-

‘Sekuestrim’ telefoni celular dhe i instrumentave të tjera elektronike në zotërim, për të gjithë ata azilkërkues dhe për ata që do mbërrijnë në Shqipëri, që nuk mund të dëshmojnë dot identitetin e tyre me dokumente të vlefshme si certifikatë, kartë identiteti ose pashaportë.

Kjo është një nga masat e draft ligjit të ri të aprovuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave nga qeveria Meloni e që synon sipas saj "të thjeshtëzojë sa më shumë të jetë e mundur procedurat e azilkërkuesve si dhe kohën e përgjigjes ndajt tyre."

Draft ligji i ri u aprovua nga qeveria italiane me urgjencën e hartimit të këtyre rregullave të reja para hapjes zyrtare të kampeve të emigrantëve italianë në Shëngjin e Gjadër, raporton Alba Kepi për Syri.

Marrja e telefonave celularë, nga ana e Policisë Italiane bëhet sipas noramtivës së re të këtij drafti e që vendos marrjen e telefonit në prani të një ndërmjetësi kulturor e me një verbal me afat kohor 48 orë në dispozicion të një magjistrati ndaj atyre azilkërkuesve që nuk kanë dokumentacione identifikuese të vlefshme.

Në rast të mospranimit të kërkesës për azil, drafti i ri ka vendosur të ulë kohën e prezantimit të ankinimit nga 14 ditë në 7 ditë.

Normativa e re me mision luftën kundër emigracionit klandestinë ka vendosur të eleminojë praktikën e  "sanatoria", pra të rregullimit të lejeve të qëndrimit të skaduara, konvertimit të tyre nga ato për studim në punësim apo për kuota të reja emigrantësh, duke shtuar të ashtuquajturat Click Day, pra ditët e hapjes së punësimeve sezonale për sektorë në nevojë të eknomisë italiane e menaxhuar nga Ministria e Brendshme Italiane.

Për vitin 2025 janë parashikuar rreth 10 mijë kuota punësimi sezonal për emigrantë të rinj në Itali.

Për anijet humanitare që operojnë në shpëtim të emigrantëve që lundrojnë në drejtim të Italisë, drafti vendos detyrimin e tyre për të informuar mbi çdo situatë e operacion humanitar në det, Entin e Aviacionit Civil Italian e Qendrën e Kordinimit Kombëtar të Shpëtimit Detar.

Po ashtu regjimi i ndalimit të anijeve humanitare e ankimimi i vendimit do të jetë në kompetencë të Prefektit.

Gjithashtu është parashikuar lehtësimi i regjimit të vizave e leje qendrimeve për asistencë familjare (badante) sektor ky që ka gjithnjë e më shumë kërkesë punësimi në shoqërinë italiane.

ImageImage

Për emigrantët viktimë të një sistemi shfrytëzmi në punë e që denoncojnë punëdhënësit e tyre është parashikuar një leje qëndrim speciale me afat kohor 6 mujor e të drejtë zgjatjen deri një vit me integrimin e tij në një pozicion punësimi.

Për opozitën e majtë italiane e siglat e ndryshme sindakaliste rregulat e reja janë me natyrë kufizuese dhe ndëshkuese nga ana e qeverisë e lejojnë vend për parregulltësi."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco