Vasili: Kërpudha te kryeministria dhe karriget e djegura, ‘prioritetet estetike’ të ndërkombëtarëve

Vasili: Kërpudha te kryeministria dhe karriget e djegura, ‘prioritetet estetike’ të ndërkombëtarëve

14:57, 03/10/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PL, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për dënimin e deputetëve të opozitës.

Vasili është shprehur se Ndërsa Shqipëria përballej me protesta masive në vitin 2019 për shkak të narkoshtetit, korrupsionit rrënues, shkatërrimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, "shqetësimi" i vetëm dhe më i madh i ndërkombëtarëve ishte "estetik" ,pra prishja e një kërpudhe porcelani në oborrin e kryeministrisë së Edi Ramës.

Reagimi:

Kerpudha te kryeministria dhe karriget e djegura, "prioritetet estetike" të ndërkombëtarëve!

Ndërsa Shqipëria perballej me protesta masive nē vitin 2019 për shkak të narkoshtetit, korrupsionit rrënues, shkatërrimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, "shqetësimi" i vetëm dhe mē i madh i nderkombetareve ishte "estetik" ,pra prishja e një kërpudhe porcelani në oborrin e kryeministrisë së Edi Ramës.

Ndërsa sot "shqetësimi" i ndërkombëtarëve është përsëri "estetik" dhe lidhet me djegjen e karrigeve prej druri të një parlamenti të përvëluar nga korrupsioni dhe të rrëmbyer nga narkotrafiku dhe krimi i organizuar.

Nga kërpudha tek karriget Shqipëria arriti të bëhet: Kolumbi e Europes, vëndi më i korruptuar në Europë, vëndi inceneratorëve që nuk ekzistojnë, vëndi i Mc Gonigalëve, vëndi ku drejtësia nuk ndëshkon kryehajdutët e qeverisē Ramë e Veliaj, vëndi ku burgoset politikisht opozita vendi ku ndëshkohen denoncuesit e të vërtetave dhe jo fajtorët, vëndi ku qeveria gris Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me aferën e Portit te Durresit, vëndi ku qeveria nuk zbafon as vendimet e Gjykatës Kushtetuese, vëndi ku qeveria vjedh paratë e IPARD për bujqësinë etj etj.

Megjithatë ndërkombëtarët "çuditërisht'l" vazhdojnë të mbeten "estetikë" dhe të betonuar në dimensionin e kërpudhës prej porcelani.

Trajektorja e ndërkombëtarëve nga kërpudha tek karriget e djegura është provë e decerebrimit politik dhe demokratik.

Heshtja, verbëria, shurdhësia dhe memecllëku i tyre janë kaq të rënda dhe rrënuese për besimin, deri edhe të verbër, të shqiptarëve ndaj tyre dhe atyre principeve të shënjta të demokracisë, që ata do të duhej të përfaqsonin.

Mjerisht narkoshteti shkaktoka edhe verbëri edhe memecllëk edhe shurdhësi të thellë.

Ndërkombëtarë lëreni kërpudhën dhe karriget se u bëtë qesharakë dhe "trimërohuni" një herë të vetme dhe flisni se si :

Shqipëria arriti të bëhet Kolumbi e Europes, vëndi më i korruptuar në Europë, vëndi, që shpopullohet tragjikisht,vëndi inceneratorëve që nuk ekzistojnë, vëndi i Mc Gonigalëve, vëndi ku drejtësia nuk ndëshkon kryehajdutët e qeverisē Ramë e Veliaj, vëndi ku burgoset politikisht opozita vendi ku ndëshkohen denoncuesit e të vërtetave dhe jo fajtorët, vëndi ku qeveria gris Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me aferën e Portit te Durresit, vëndi ku qeveria nuk zbaton as vendimet e Gjykatës Kushtetuese, vëndi ku qeveria vjedh paratë e IPARD për bujqësinë vëndi ku qindra mijra pensionistë jetojnë në mjerim se i vjedh qeveria e tyre, vëndi ku s'ka ad ilaçe për tu kuruar.

E nëse s'flisni dot heshtni më mirë se shqiptarët nuk kanë nevojë për suflerë kërpudhadh e karrigesh druri, që qelben era korrupsion !

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco