Xhaferri: Pasi e mbushi Parlamentin e Geronit dhe Olsit me të inkriminuar, sot e merr peng me Gardën që dhunon opozitën!

Xhaferri: Pasi e mbushi Parlamentin e Geronit dhe Olsit me të inkriminuar, sot e merr peng me Gardën që dhunon opozitën!

12:46, 03/10/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Punonjës të Gardës, që punojnë truproja të bosëve të narkotrafikut me urdhër të Edi Ramës sot po mbajnë peng Parlamentin dhe po dhunojnë deputetët e opozitës si të ishim në Venezuelë.

Kjo situatë e paprecedentë në Parlamentin shqiptar do të ngrejë në këmbë shqiptarët dhe do të turpërojë ndërkombëtarët që sot janë kthyer në patericë të regjimit më të korruptuar të Evropës.

Ajo çfarë po ndodh sot në Parlamentin e Shqipërisë është fundi i Parlamentarizmit dhe mosbindja civile do ndalet vetëm me një qeveri teknike që do tu mundësojë shqiptarëve votën e lirë.

Kjo pengmarrje e Parlamentit dhe e drejtësisë që po përdoret si kobure kundër opozitës janë pasoja të tjetërsimit të votës, fenomen që po çimenton Edi Ramën në pushtet.

Kushdo që mendon se do ta shkelë me këmbë opozitën dhe shqiptarët llogaritë i ka bërë gabim e mbi të gjitha, duhet të jetë gati për përgjigjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco