Afërmendshi Altin Dumani e pranon hapur, ‘kemi në fokus ish-kryeministra', jo Edi Ramën

Afërmendshi Altin Dumani e pranon hapur, ‘kemi në fokus ish-kryeministra', jo Edi Ramën

12:32, 03/10/2024
A+ Aa A-

Pas deklaratës së famshme se “afërmendsh” gjykata vendos çfarë t’i kërkojmë me, Altin Dumani bën lapsusin e dytë frojdian duke pranuar se fokusi i punës së tij nuk është hetimi i korrupsionit të Edi Ramës, por goditja e ish-kryeministrave për llogari të bosit të Dumani, Ramës.

Këto deklarata të Altin Dumanit janë bërë në Forumi Rajonal për Politikat e Mirëqeverisjes, ku ai u shpreh se fokusi i SPAK janë figura të larta shtetërore, duke përmendur ish-kryeministra, ministra, deputetë apo gjyqtarë.

Kjo deklaratë tregon hapur misionin politik të SPAK dhe aryet pse Edi Rama dhe Erion Veliaj shpëtuan nga afera korruptive e shekullit, inceneratorët dhe miliarda euro të tjera korrupsion me PPP apo lidhjet e tyre me mafien të cilës i pastrojnë paratë përmes ndërtimit në Tiranë pa u shqetësuar fare nga SPAK.

Deklarata:

“Po të shikosh lariminë e subjekteve që ne kemi arritur të ngremë akuza apo i kemi në hetim tregon se ne shikojmë zyrtarë të nivelit të lartë, në rang ish-kryeministri, ish zv.kryeministri, ministra, deputetë, gjyqtarë, punonjës policie, kryetare bashkie, ish kryetarë bashkie. Këto duhen parë si një indicie si një shenjë se SPAK po matarohet dhe është në gjendje për të patur një vendim fajësia.  Sa i takon krimit të organizuar kemi patur rezultate të prekshme, duke proceduar penalisht personazhe që deri dje as nuk mendoheshin të prekeshin”, u shpreh Altin Dumani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco