VIDEO/ Gardistët e partisë dhunuan edhe gazetarët tek parlamenti

12:10, 03/10/2024
A+ Aa A-

Gardistët e partisë, përveç faktit se kanë penguar opozitën të hyjë në sallën e parlamenti, kanë dhunuar edhe gazetarët gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Gazetarët që raportojnë zhvillimet në Kuvend janë penguar dhe janë shtyrë fizikisht nga Garda e Republikës si dhe administrata e Kuvendit për të ndjekur zhvillimet jashtë ambienteve të sallës plenare.

Është shumë shqetësuese që gazetarët të enjten nuk janë lejuar për të ndjekur seancën brenda saj siç ndodh çdo javë. Dera nga hyjnë gazetarët ishte e mbyllur dhe e paaksesueshme për median për të ndjekur seancën.

Kjo nuk është hera e parë, në fakt është një sjellje e përsëritur nga ana e Kuvendit dhe e Gardës dhe pavarësisht premtimeve të mëhershme se situata të tilla nuk do të përsëriten asnjëra prej të dyjave nuk e ka mbajtur fjalën.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë me anë të një reagimi i ka bërë thirrje Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe Drejtuesve të Gardës të ndalojnë menjëherë të gjitha tentativat që ngjarjet me interes madhor të pengohen për t'u ndjekur nga gazetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco