DOKUMENTI tronditës/ Arben Kraja torturoi të riun shkodran Andrea Daija kur ishte hetues i komunizmit

DOKUMENTI tronditës/ Arben Kraja torturoi të riun shkodran Andrea Daija kur ishte hetues i komunizmit

11:56, 03/10/2024
A+ Aa A-

Studiuesi dhe shkrimtari i njohur, Agron Tufa, ka bërë një tjetër denoncim me fakte për prokurorin e SPAK, Arben Kraja.

Tufa, që ka drejtues Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, thotë se Arben Kraja ka torturuar një të ri shkodran kur ishte hetues i komunizmit.

Tufa ka denoncuar që në vitin 2019 se kreu i SPAK në atë kohë, Arben Kraha, është hetues i komunizmit.

Ai madje pati denoncuar me fakte konkrete se si Kraja i shërbente regjimit komunist.

Këtë herë, ai sjell pjesë nga dosja e 22-vjeçarit Andrea Daija, i cili u torturua nga Kraja dhe u detyrua të firmosë se kishte pasur në plan të arratisej.

“Në këto dokumente shihet se Partia i ka ngarkuar Arben Krajës hetues (i pari krye i SPAK), gjuetinë e shtrigave mbi rininë shkodrane. Dhe kur se! Pasi mijëra shqiptarë kishin thyer barrierat e ambasadave dhe ishin larguar drejt Europës 'kapitaliste'. Pra, në fund të korrikut 1990! Dhe me çfarë egërsie!

Viktima tjetër e hetuesit komunist mizor Arben Kraja, është 22-vjeçari shkodran Andrea Daija, të cilin e ka torturuar dhe detyruar të firmosë se ka pasur në planin imagjinativ tentativën për arratisje. Ky Beni hynte me forcë në kokat e të rinjve për t’u kontrolluar dhe ëndërrimet dhe imagjinatat...,” shkruan Tufa.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco