Ilir Proda në krye të policisë, 'shpërthen' ish-prokurori: Konkurs rilindasish!

10:56, 03/10/2024
A+ Aa A-

Ilir Proda do të jetë Drejtori i ri i Policisë së Shtetit për 5 vitet e ardhshme.

Është ky emri që ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i ka dërguar Këshillit të Ministrave për miratim. Proda është emri midis 11 emrave që u kualifikuan në fazën finale të ‘garës’ për drejtorin e ri, të cilin Ministri i Brendshëm e ka përzgjedhur

Eugen Beci, Ish prokuror i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se mazhoranca është përpjekur gjithmonë të ketë në kontroll jo vetëm Policinë, por çdo fushë te jetës, madje edhe showbizin dhe në këtë konkurs gjithçka ka qenë subjektive.

"Ky sigurisht ishte një konkurs rilindasish, sepse në koncept në rast se në një ligj nuk janë përcaktuar saktë kriteret e ky konkurs i delegohet një ministri përmes urdhërit të tij, asgjë nuk është më objekitve”- u shpreh Beci

Deklarata e tij:

'Në parim të flasësh për emra është një cikë e vështirë për tu diskutuar duke qenë se duhet të flasim për gjënë se si duhet të ndodhë parimi.

Janë dy momente të ndara, parimin se si mund të zgjidhet një drejtor policie e pastaj se si do ja vemë emrin e përveçëm këtij drejtori në bazë të parimeve që ka ndjekur ligji i ri në bazë të policisë së shtetit.

Ky është një personazh që përfaqëson fiks brezin e ri të policisë së shtetit, që nga oficer që është roli bazë e deri më sot.

Në rast se mazhoranca me të gjitha veprimet e saj ka kapur çdo fushë e sektor te jetës, ta themi në vija të përgjithshme atëherë përse do e falte 'Policinë e Shtetit'?

Aq më tepër këtë institucion si organizata më e madhe ligjzbatuese e cila mund të krijojë pafund problematika që janë telashe për mazhorancën, ju mendoni se s’duhet të jetë në kontroll të saj.

Mazhoranca është përpjekur gjithmonë të ketë në kontroll jo vetëm Policinë, por çdo fushë te jetës, madje edhe showbizin…mendo ç’mund të ndodhë me policinë e shtetit.

Ky sigurisht ishte një konkurs rilindasish, sepse ta thashë, në rast se në një ligj nuk janë përcaktuar saktë kriteret e ky konkurs i delegohet një ministri përmes urdhërit të tij, a mendo se mund të kemi një mungesë subjektivizmi?!

Kjo çështje përbën një no-sens, propozon ministri, emëron ‘Këshilli i Ministrave’, por është dhe një Komision.

Në raste se këto janë konkrete atherë ligji le të bëhet, drejtori i Përgjithshëm i ‘Policisë së Shtetit‘ zgjidhet nga Komisioni, le të shkruhet në ligj e kush del i pari në pikëzim bëhet drejtor.

Në rast se Komisioni nxorri fitues zotin Proda, donte edhe ministri kështu, pasi ka shumë alternativa dhe e propozon të kryeministri, në bazë të kushtetutës kryeministri e refuzon, të marim të dytin në radhë?

E marim të dytin këtë nuk e do ministi, vijmë tek i treti në radhë e këtu nuk ka sens, pra është gjithçka subjektive'.

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco