Rama përdor si palaço ‘Deputeti që s’duam’

Rama përdor si palaço ‘Deputeti që s’duam’

10:53, 03/10/2024
A+ Aa A-

Edhe kësaj here, kryeministri Edi Rama zgjodhi të fshihet përpara protestës opozitare.

Ky nuk është një lajm i ri, pasi sa herë opozita proteston, ai zhduket.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se Rama ishte fshehur në vilën e tij luksoze në Surrel, të ngritur me paratë e vjedhura shqiptarëve.

Por ndërsa deputetët e tij po i përdor si kartona, Rama shkoi edhe më larg sot.

Pikërisht ata ligjvënës, që do të përjashtohen nga kandidimi, vendosi t’i vërsulë kundër opozitës.

Rama ka hapur një gjasme portal të quajtur ‘Deputeti që duam’, me të cilin do të përzgjedhë njerëzit e tij që do jenë në listat e sigurta.

Kurse për të tjerët, që nuk dihet nëse do të kandidojnë, i hedh si qenë gjahu kundër ligjvënësve të opozitës.

Disa prej tyre, të listës ‘Deputeti që nuk duam’, sulmuan opozitën që po zhvillonte një protestë legjitime në dyert e Kuvendit.

Erion Braçe, Frrok Gjini dhe Niko Peleshi ishin në ballë të këtyre përpjekjeve të turpshme kundër opozitës.

Qëllimi ishte t’i tregonin Ramës së strukur në Surrel se janë gati të bëjnë gjithçka për të qenë në listat e kandidimit.

Madje edhe të sulmojnë opozitën, më keq se në Rusinë e Putinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco