Pasardhësi i Spiro Kolekës dhe ai i Enver Hoxhës urdhërojnë Gardën e Republikës të dhunojë deputetët e opozitës

09:34, 03/10/2024
A+ Aa A-

Garda e Republikës është vënë në shërbim të krimit me urdhër të Ervin Hoxhës, pasardhës i fisit të diktatorit dhe nipit të Spiro Kolekës, Edi Ramës.

Garda e Republikës është vënë në mbrojtje të mazhorancës moniste duke mos lejuar deputetët e opozitës të ushtrojnë detyrën e të zgjedhurit të popullit.

Forca të shumta të gardës janë vënë gatishmëri për të penguar deputetët e opozitës të futen në sallë.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar prej mëngjesit hyrjet kryesore të sallës së seancave plenare dhe nuk lejojnë futjen e deputetëve të mazhorancës.

Qëndrimi i opozitës vjen pas dënimit me burg, pa ligj, të nënkryetarit të GP të PD, Ervin Salianji dhe përjashtimit të 24 deputetëve të PD na komisioni Etikës, me urdhër të Edi Ramës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Noka, kreu i Grupit Parlamentar, Bardhi, nënkryetari Gjekmarkaj dhe deputetët të tjerë janë përplasur me forcat e gardës dhe kolegët e tyre të mazhorancës duke mos i lejuar të futen në sallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco