Shërbimet ndaj mazhorancës/ Lala: Rama ka takuar 3 nga 5 kandidatët për drejtor të Policisë së Shtetit

Shërbimet ndaj mazhorancës/ Lala: Rama ka takuar 3 nga 5 kandidatët për drejtor të Policisë së Shtetit

08:31, 03/10/2024
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa ka folur për zgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.

Lala tha në emisionin e Alba Alishanit se kryeministri Edi Rama ka takuar 3 nga 5 kandidatët që kaluan fazat me pikët maksimale.

Ajo deklaroi se njëri prej tyre i ka lënë të kuptojë se nuk kishte pranuar propozimet e kreut të qeverisë.

“Nga 5 emrat që janë dërguar në tryezën e kryeministrit, 3 prej tyre zoti Rama i ka takuar dhe unë kam prova për këtë. Çka do të thotë që mesa unë kam kuptuar kryeministri e ka pasur edhe si preferencë personale zotin Proda sepse mendoj të paktën me njërin nga të tre që kryeministri ka takuar unë kam arritur të kem kontakt.
Më la të nënkuptoja që nga mënyra se si ishte zhvilluar biseda, personi në fjalë nuk kishte marrë përsipër atë shërbimin që do duhej t’i bënte mazhorancës.

Ky është skandal, të kem një foto i bie që kryeministri të mos jetë nesër në detyrë, por ne jemi vend çudirash. Unë informacionin e kam të konfirmuar dhe pres kryeministrin të më çojë në gjyq nesër”, theksoi gazetarja./CNA/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco