SYRI TV/ Favoret e qeverisë për Armand Lilon, 'Plug' zbardh të tjera favore skandaloze

22:13, 02/10/2024
A+ Aa A-

Emisoni Plug në Syri tv zbardh detaje të reja nga aferat e qeverisë me trojet publike për të favorizuar biznesmenin Armand Lilo. Jo vetëm Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj, por edhe vetë kryeministri Edi Rama është i përfshirë në këtë skandal. Në vitin 2022 Edi Rama denoncoi 7 kate pa leje të kullës Eye Of Tirana të Armand Lilos, që sipas tij nuk ishin parë nga askush. Por Plug ka zbardhur se vetë Edi Rama firmosi në vitin 2017 lejen e ndërtimit të Eye of Tirana, duke përfshirë në të edhe truallin ku gjendet Dhoma e Tregtisë, e cila ishte pronë shtetërore dhe Armand Lilo nuk kishte të drejtë zhvillimi për këtë pronë. Edhe  Mirela Kumbaro apo Belinda Balluku kanë kryer favore për kompanitë e Armand Lilos, duke i dhënë leje për parqe fotovoltaike apo status special për investimet strategjike.

SYRI TV

Një javë pasi u transmetua afera me pronën publike të ish-uzinës mekanike, ku dyshja Xhafaj-veliaj i dhanë mijëra metra katrorë truall Armand Lilos, edhe në episodin e dytë emisioni Plug solli vijim e aferës mes kryebashkiakut dhe deputetit socialist në favor të kompanisë Arlis Ndërtim.

Në këtë episod, u publikuan të dhëna të reja, që tregojnë se jo vetëm ERion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj, por edhe vetë Kryeministri Edi Rama dhe ministra të kabinetit janë përfshirë në favore ndaj Armand Lilos.

Në tetor të 2022-shit, kur kryeministri Edi Rama miratoi VKM-në e posaçme dhe ligjin, që legalizonte katet pa leje të Kullave të Tiranë, e ndërtoi propagandën e tij tek 7 katet e “Eyes of Tirana” të Armand Lilos.

Kryeminitri u pëpoq të bindëte qytetarët, që katet pa leje në Sheshin Skëndërbej nuk ishin parë nga askush prej zyrtarëve të tij dhe se po vepronte me dorë të hekurt karshi këtij abuzimi. Plug ka shkuar përtej propagandës së kryeministrit. Dokumentet e siguruara ngrenë dyshime të forta për një aferë të pastër korruptive e pastrimi parash, jo larg syve të Edi Ramës, por të ligjëruara me firmë të tij. Këto kate pa leje thellojnë edhe më tej skandalin.

Në 12 dhjetor të vitit 2017, Kryeministri Edi Rama dha lejen e ndërtimit për objektin në fjalë, për ndërtimin e godinës që fillon me 5 e ngrihet deri në 24 kate. Pikërisht tek leja qëndron edhe skandali, pasi një prej trojeve që përfshihej në këtë leje, ishte pronë shtetërore, konkretisht godina e Dhomës të Tregëtisë dhe Industrisë.

Mbi këtë pronë shtetërore, Kryeministri Edi Rama i firmos ndërtimin e godinës 12 kate, për të cilën deri në atë kohë privati nuk kishte asnjë të drejtë zhvillimi.  Pra, Edi Rama firmosi lejen e ndërtimit për kullën e Armand Lilos, mbi një pronë shtetërore, ndërkohë që Bashkia e Tiranës bëri kalimin e pronësisë së kësaj pasurie në favor të Armand Lilos vetëm gjashtë vjet më pas, në maj të vitit 2023.

Kryeministri Edi Rama deklaron se nuk e ka ulur kurrizin para ndërtuesve abuzues, por i ulur në karrige, brenda një viti pastroi brenda vitit figurën e Armand Lilos e madje duke I dhënë edhe leje të tjera për kulla. Të tilla janë ajo për kompaninë Unico Construction të Armand Lilos, i cili mori leje ndërtimi për kullë 25 kate te Komuna e Parisit. Building Construction Invest është gjithashtu kompania e Blerë nga Armand Lilo, e cila ka marrë leje ndërtimi për kulla te diga e liqeqnit.

Por favoret e qeverisë ndaj Armand Lilos nuk ndalen me kaq.  Për pastrimin përfundimtar të figurës së Armand Lilos do të mendonte ministrja Mirela Kumbaro dhe vetë kryeministri Edi Rama, që një vit pasi e cilësonte si ndërtues abuzues që kishte verbuar gjyqtarin, do ta nderonte me statusin special të investitorit strategjik.

Kompania Klais e themeluar fillimisht nga Altin Cela, kunati i Armand Lilos, në tetor të vitit 2023, me firmë të Edi Ramës merr leje ndërtimi për objkektin, Green Cost Resort 2, Hotel me 1-2-3-4 dhe 5 kate në Bashkinë Himarë dhe më pas për këtë resort qeveria i dha dhe statusin special, ku sipas vendimit  Armand Lilo nuk do të paguaj për 10 vite tatim fitimin, taksat e pronës,  taksën për ndikimin në infrastructure, e mbi të gjitha do të paguaj vetëm 6 % TVSH.

Jo vetëm në sektorin e ndërtimit, por kompanitë e Armand Lilos kanë pasur edhe zemërgjerësinë e Ministres Belinda Balluku në sektorin e energjitikës. Kompanitë e Armand Lilos, si Premium Energy, Sunray Energy, Arsol Energy, Sharp Energy etj, kanë aplikuar apo kanë marrë tashmë leje ndërtimi për parqe fotovoltaike, kryesisht në zonën bregdetare të Fierit.

Pas rilindjes në qeverisjen socialiste, Armand Lilo bleu edhe 6 milionë euro aksione në një prej bankave të nivelit të dy  të ndërsa, në gusht të këtij viti, Kompania e tij Armaar Grup, me vendim të Këshillit Bashkiak u bë pronare e Klubit të Futbollit të Pogradecit. Në emision u sollën edhe rastet kur Armand Lilo ia hodhi problemeve më drejtësinë, për shkak të lidhjeve të forta me Fatmir Xhafajn dhe “Rilindjen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco