SYRI TV/ PS përjashton gjysmën e grupit të PD, përplasje në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës

22:07, 02/10/2024
A+ Aa A-

Mazhoranca ka përjashtuar gjysmën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike,  pas tensioneve në seancëne ditës së hënë. Deputetët Bardhi, Nallbati e Noka, u përjashtuan me  60 ditë, Paloka me 10  ditë, ndërsa 20  deputetë të tjerë të PD, u përjashtuan me 40  ditë, nga punimet e kuvendit. Pas tensioneve në mbledhjen e sekretariait të  etikës, sekretari I përgjithshëm I PD, Flamur Noka,  tha se opozita nuk do ti njohë vendimet e PS. 

SYRI TV

Partia Socilaiste, ka marrë një vendim ekstrem, duke përjashtuar nga punimet e komisoneve parlamentare dhe seanca plenare,  gjysmën e grupit parlamentar të opozitës. Mazhoranca e vetme, vendosi përjashtim me 60 ditë nga punimet e parlamentit,  per deputetët Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe Flamur Noka.

Edi Plaoka është përjashtuar me 10 ditë, ndërsa 20 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, janë përjashtuar me 40 ditë nga punimet e Kuvendit, pa tensioneve në seancën e ditës së hënë. 

Më herët, mbledhja e sekretariti  të etikës dështoi, pas përplasjeve të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa partia socialiste shtoi prezën e gardës, në sallën e mbledhjes, opozita bllokoi zhvillimin e mbledhjes.

Megjithëse përfaqesuesit e PS, u larguan, për tu strehuar në zyrën e grupit parlamentar socialist, deputetët demokratë, i ndoqën pas për t’ju dhënë të tjera mesazhe.   

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, paralajmëroi se opozita nuk do ti njohë vendimet e mazhorancës.

Pavarësisht  përjashtimeve, deputetët demokratë deklaruan se nuk do të ketë më seanca normale në Kuvend,  duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe partinë socialiste se po mundohen të asgjësojnë opozitën, përmes burgimeve politike, të eksponentëve të lartë të saj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco