VIDEO/ Gjyqtari i Kushtetueses u shkarkuar nga Vettingu për njohjen me Lilon

22:06, 02/10/2024
A+ Aa A-

Jo vetëm grabitje e pronës shtetërore, por edhe pastrim parash në pronën e grabitur. Në këto raste do të ndalemi edhe më gjerësisht në vijim, pasi Oltion Bistri, duket se nuk është i vetmi zyrtar i lartë që ka patur një marrëdhënie preferenciale me Armand Lilon. Episodi në vijim do të na tregojë, se si Armand Lilo konsiderohet “kontakt i papërshtatshëm” si nga DSIK, një institucion direk në varësi nga Kryeministri Edi Rama, por edhe nga organet e drejtësisë së re, që për të shkuarën e tij dhe aktivitetin e dyshimtë të pastrimit të parave, ka sjellë edhe shkarkime prokurorësh e gjyqtarësh.

Kullat e ndërtuara nga Armand Lilo njihen gjerësisht si streha e magjistratëve, drejtuesve të policisë, ministrave, zv. ministrave e politikanëve të rilindjes. Shumë nga këta personazhe janë pronarë por pa gjurmë pronësie, por shumë të tjerë nuk kanë fshehur marrëdhëniet me Lilon.

E dyshimtë ishte edhe marrëdhënia fianciare mes Armand Lilos dhe ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, të cilit i kushtoi shkarkimin nga detyra. Për Komisionet e Vetingut, marrëdhënia fiananciare mes Muçit dhe Lilos është e parregullt, e u përdor si provë për shkarkimin e tij.

Në argumentimin e vendimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, thekson se Armand Lilo si administrator i kompanisë “ARLIS” i ka shitur ish-gjyqtarit Muçi një apartament në Rrugën e Kavajës për 500 euro më shumë se sa e kishte blerë vetëm 2 muaj më parë. Për më tepër, ish-gjyqtari Muçi nuk i ka shlyer edhe 35 mijë euro nga vlera totale e apartamentit.

Këtë privilegj Kolegji i Posaçëm i Apelimit e lidh me pushimin e akuzës ndaj Armand Lilos për plagosjen e babë e bir në Tiranë në vitin 2013, rast për të cilin ish-gjyqtari Besnik Muçi deklaroi se nuk kishte dijeni, e para Vetingut paraqiti edhe vendimin e Apelit që e kishte shpall të pafajshëm.

Kolegji, gjatë shqyrtimit gjyqësor, krijoi bindjen mbi deklarimet e pavërteta të subjektit të rivlerësimit në lidhje me dijeninë e tij për faktin se shtetasi Armand Lilo ishte përfshirë në konflikte fizike me individë të tjerë, fakt i cili rezulton të jetë bërë i njohur edhe për publikun e gjerë nga mediat. Për rrjedhojë, kolegji deklarimin e subjektit të rivlerësimit se për këtë fakt erdhi në dijeni nëpërmjet informacionit të DSIK-së, e konsideron të pavërtetë.

Fakti i marrëdhënies shoqërore të posaçme me Armand Lilon, për të cilin subjekti dinte se ishte përfshirë në konflikte fizike me individë të tjerë ku është përdorur edhe armë zjarri, fakt që nga burime të hapura të informacionit rezulton të jetë bërë i njohur edhe për publikun e gjerë nga mediat, dhe që ky person ishte proceduar dhe dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, datë 27.03.2014, për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimit të krimit”, vendim i cili është prishur nga Gjykata e Apelit Tiranë me, datë 08.04.2015, duke pushuar çështjen penale në ngarkim të Armand Lilos.  

Lidhja familjare me Fatmir Xhafajn apo marrëdhënia me financiare me zyrtarët e lartë të rilindjes por edhe të drejtësisë, do të favorizonte Armand Lilon që të ndërtonte në prona shtetërore, në kundërshtim me ligjin. Trualli ku u ndërtua një pjesë e ‘Square 21’ ishte në proces gjyqësor edhe për shkak të një konflikti pronësie, që vijoi deri në vitin 2021. Edhe pse duhet që institucionet s’duhet të kishin kryer asnjë veprim mbi këto prona, Armand Lilo vijonte ndërtimet pa problem, e me përfundimin e këtij procesi gjyqësor, brenda një dite u kopsitën të gjitha dokumentet e nevojshme, duke faktuar edhe njëherë që palët kishin vepruar në tavolinë, ndonëse dokumentet ishin ende në Gjykatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco