PLUG/ Veliaj i fali taksat kompanisë së Lilos për ‘Suqare 21’

21:57, 02/10/2024
A+ Aa A-

Në vitin 2013, Ervin Bistri, vëllai i Oltion Bistrit, ka blerë tek Armand Lilo një apartament me vlerë prej 46 mijë euro. Në 2017, Ervin Bistri ka blerë tek Armand Lilo një dyqan me vlerë 320 mijë euro. Po ashtu, në muajin mars 2019, Ervin Bistri ka blerë sërish tek Armand Lilo një apartament me vlerë 200 mijë euro, edhe kjo kontratë sërish është revokuar. Në vitin 2019, Ervin Bistri ka blerë një apartament tek Armand Lilo i “Arlis Beton” me vlerë 200 mijë euro, e më pas në gusht të vitit 2022, po i vëllai i Oltianit ka blerë pasuri tek biznesmeni Abaz Dino me një vlerë prej 130 mijë euro. Më 2 mars 2022, Ervin Bistri, ka blerë një apartament tek kompania “Park Construction Albania” me vlerë 65 mijë e 844 euro, ndërsa në qershor 2022 sërish i njëjti person ka blerë sërish një apartament 50 mijë euro tek Armand Lilo. Blerje tek Armand Lilo ka bërë dhe nëna e Oltian Bistrit, e cila ka prenotuar një dyqan me vlerë 230 mijë euro, nga të cilat 120 mijë euro janë likuiduar. E në të njëjtën periudhë edhe babai i Bistrit blen sërish te Lilo një apartament me vlerë prej 200 mijë euro, por kjo kontratë është revokuar.

Revokimet ishin arsyeja që SPAK bllokoi pasurinë e Oltion Bistit. Për të shmangur këto gjurmë, më 3 gusht të vitit 2023, në Paraburgimin e Durrësit, Oltion Bistri ka zhvilluar një takim special me një notere, me të cilën redaktoi prokurën, për t’i dhënë bashkëshortes të drejtën e menaxhimit të pasurive, duke i hapur rrugë revokimeve dhe fshehjes së gjurmëve të pastrimit të parave me Armand Lilon.

Ndërsa kompania e Armand Lilos, zhytjet në afera pastrimi parash, tashmë të konfirmuar nga SPAK, kryebashkiaku Erjon Veliaj do t’i bënte favorin tjetër, për t’i falur edhe miliona euro të tjera. Madje avokatja Adriana Kalaja depozitoi pak ditë më parë edhe një kallëzim në SPAK, ku akuzonte Erjon Veliajn se ka favorziuar Armand Lilon duke i falur taksën e infrastrukturës. Dëmi në buxhetin e shtetit duke përllogaritur sipërfaqen e ndërtimit në ‘Square 21’ është në miliona euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco