VIDEO/ Si u rrit biznesi Lilos gjatë ‘Rilindjes’

21:53, 02/10/2024
A+ Aa A-

Në emisionin e kaluar u ndalëm tek dashuria korruptive Veliaj-Xhafaj, nëpërmjet aferës miliona euro të Armand Lilos. Grabitja e pronës te rruga e kavajës për kompleksin Sqaure 21, është vetëm maja e ajsbergut e një perandorie financiare të ndërtuar mbi pasurinë shtetërore e parave të pista.

Sot do të ndalemi tek mënyra se si Armand Lilo e nisi suksesin mbi rastet e hetuara të pastrimit të parave, por që fatkeqësisht institucionet e drejtësisë, sapo përballeshin me emrin e tij, ndalonin hetimet dhe vulosnin ligjërimin edhe në rastet me flagrante. Sot emri i Armand Lilos apo kompanive të tij është thuajse në çdo dosje të zyrtarëve të lartë të hetuar për korrupsion apo për pastrim parash.

Armand Lilo, në vitin 2013 rezulton një biznesmen ndërtimi me kapital modest, e me të shkuar të errët. Përpara se socialistët të vinin në pushtet kompania e tij kishte një xhiro 2 milionë dollar, ndërsa në pushtetin e socialistëve siç shihet dhe në grafikun e OPENCORPORATES xhiro e vetëm njërës prej kompanive që sot zotëron Lilo ka shkuar në 55 milionë dollarë.

Në vitin 2013, emri i tij del për herë të parë në skenë. Jo për investime, por për plagosjen e dy personave në zonën e Yzberishit, që ishin kthyer në shqetësim për yllin në ngritje të biznesit shqiptar.

Më 29 maj të 2013, Armand Lilo ka dhunuar me sende te forta babë e bir, e më pas sëbashku me mikun e tij Ervis Nakjën kanë qëlluar me pistoletë ndaj tyre duke plagosur djalin 22 vjeçar. Shkak i konfliktit ishte prona e 2 të plagosurve, ku Armand Lilo kishte ndërtuar. Ndërsa duhet të ishte në qeli për plasgosjen e rëndë, që sipas Kodit Penal dënohet deri në 10 vite burg, me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet policia, prokuroria dhe gjykata mbyllën dosjen në rrethana të paqarta. Fillimisht akuza ndaj tij u ndryshua nga “plagosje me dashje” në “moskallëzim krimi” dhe “kanosje” e në vitin 2015 Gjykata e Apelit të Tiranës, vulosi pushimin e çështjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco