Përjashtimi i deputetëve/ Hoxha: Ka vetëm një rrugë për përmbysjen e ketij regjimi monist, protesta e mosbindje civile

Përjashtimi i deputetëve/ Hoxha: Ka vetëm një rrugë për përmbysjen e ketij regjimi monist, protesta e mosbindje civile

21:42, 02/10/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha ka reaguar në lidhje me dënimin e deputetëve të opozitës me përjashtim nga Kuvendi. 

“Dënimi i deputetëve të opozitës pa ligj e rregullore me burg e prejashtime masive mbi 40 ditë tregon hakmarrje politike ndaj kundërshtarit opozitar me qëllimin e vetëm të frikësojë këdo e të vijojë të vjedhë, varfëroje e të largojë çdo shqiptar!”, shton Hoxha. 

Postimi i plotë:

Kur ke pushkatuar, burgosur, internuar e me terror ke mbajtur pushtetin e diktaturës, do vijosh me vesin e të parëve në reminishencën e zaptimit dhe krekosjes për një Kuvend "Popullor" monist!

Dënimi i deputetëve të opozitës pa ligj e rregullore me burg e prejashtime masive mbi 40 ditë tregon hakmarrje politike ndaj kundërshtarit opozitar me qëllimin e vetëm të frikësojë këdo e të vijojë të vjedhë, varfëroje e të largojë cdo shqiptar!

Frika nga fjala dhe e vërteta na kujton rikthimin e diktatures për shqiptaret të cilët herët a vonë kanë rrëzuar e do rrëzojnë diktatura!

Ka vetëm një rrugë që na bën bashkë për përmbysjen e ketij regjimi monist, protesta e mosbindje civile në Tiranë e në cdo cep te Shqipërisë. 

Shqiptarë do të bëhen bashkë në Tiranë, të Hënën ne orën 18:00!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco