‘No coment’/ Berisha nxjerr VIDEO-n kur socialistët në opozitë protestonin në Kuvend

21:38, 02/10/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka risjellë në vëmendjen e opinionit protestat e socialistëve në kuvend, gjatë kohës që ishin në opozitë.

Nga video e publikuar në Facebook nga Berisha, dallohet se si deputetët e opozitës bllokonin foltoren e Kuvendit të Shqipërisë dhe me ndihmën e megafonave krijonin zhurma dhe tensiononin situatën, për një gjë që as mund të imagjinohet sot, për votën e fshehtë në parlament.

Gjithashtu dallohet edhe ish-deputetja e PS-së Arta Dade, e cila i shkon ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli në vendin e saj dhe i merr mikrofonin. Me të gjitha këto veprime të deputetëve socialistë në opozitë, kuvendi i atëhershëm i drejtuar nga demokratët, nuk i përjashtonte kolegët e tyre.

No coment’, shkruan Berisha.

Po ta krahasojmë me gjendjen e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, dallohet qarta se kur demokracia ka funksionuar në Shqipëri. 

Sot deputetëve të opozitës i mohoet jo vetëm fjala, por edhe prezenca në sallën ku përfaqësojnë vullnetin e zgjedhësve të tyre, ku me një vendim të urdhëruar nga Edi Rama, u përjashtuan me muaj 24 deputetë, vetëm se protestuan kundër burgosjes politike të kolegut të tyre, Ervin Salianji. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco