'Opozita nuk stepet'/ Sula: Denoncimet e korrupsionit frikësojnë mazhorancën

'Opozita nuk stepet'/ Sula: Denoncimet e korrupsionit frikësojnë mazhorancën

20:32, 02/10/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, reagoi në Facebook, duke kritikuar mazhorancën socialiste për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Kuvendi.

Ai e cilësoi këtë akt si shenjë frike nga mazhoranca për t'u përballur me opozitën, e cila denoncon korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Sula theksoi se vendimi nuk e tremb opozitën dhe se do të vazhdojnë betejën në Parlament dhe në shesh për rikthimin e shtetit ligjor. Ai gjithashtu kritikoi kontrollin mbi gjykatat dhe dënimin e deputetëve për akuza të pabaza, duke paralajmëruar se mazhoranca synon të asgjësojë opozitën, por ka bërë llogaritë gabim.

POSTIMI I PLOTË:

Mazhoranca socialiste tregoi edhe njëherë se sa frikë e ka opozitën duke përjashtuar për më shumë se një muaj deputetët e saj nga Kuvendi. 
Ky akt provon se mazhoranca ka frikë të përballet me opozitën, ka frikë kur ligjëvënësit e opozitës denoncojnë aferat e korruptive dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.
Ne jemi te zgjedhur të qytetarëve shqiptarë dhe si të tillë do të vijojnë të përçojmë zërin e tyre, pasi gjatë drejtim të kësaj qeverie ata janë lënë në harresë.
Ky vendim as nuk na tremb dhe as nuk na step për të vijuar betejën në Parlament dhe në shesh, për të kthyer shtetin ligjor dhe në shërbim të qytetarëve të vendit.
Kur kjo ndodh me një deputet që përfaqëson minimalisht 10 mijë qytetarë, e kuptoni çfarë ndodh me një qytetar të vetëm?! 
Tani nuk ka asnje suprize per neve. Kur kontrollohen gjykatat dhe denohet nje deputet me 1 vit burg per nje gje te pandodhur, sigurisht e dime qe sa ti vij mundesia kjo mazhoranca na do te shkrire. Por i kane bere llogarite gabim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco