EMRI/ Emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve

EMRI/ Emërohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve

20:22, 02/10/2024
A+ Aa A-

Ilir Binaj është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve. Vendimi është marrë sot, 2 tetor, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Në vendimin e zbardhur të Qeverisë theksohet se Binaj do të drejtojë institucionin numër një të Tatimeve në vend. Deri tani në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ishte vendosur drejtoreshë e komanduar, Elidjana Celaj.

VENDIMI I QEVERISE

EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco