'Opozita s'do lejojë përsëritjen e diktaturës'/ Xhaferri: Mbështetja e ndërkombëtarëve për Ramën, një rrezik për demokracinë

'Opozita s'do lejojë përsëritjen e diktaturës'/ Xhaferri: Mbështetja e ndërkombëtarëve për Ramën, një rrezik për demokracinë

19:30, 02/10/2024
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri, reagoi përmes një postimi në Facebook, duke denoncuar përjashtimin dhe arrestimin e figurave kryesore të opozitës nga parlamenti, përfshirë liderin e opozitës, nënkryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm të grupit parlamentar.

Ai kritikoi ndërkombëtarët për qëndrimin e tyre, duke akuzuar ata për mbështetjen e qeverisë së Edi Ramës dhe krahasoi situatën me ngjarjet e vitit 1946, kur u mbështet regjimi i Enver Hoxhës. Xhaferri theksoi se opozita nuk do ta lejojë përsëritjen e një diktature dhe paralajmëroi një reagim më 7 tetor.

POSTIMI I PLOTË:

Liderin e Opozitës prej gati 300 ditësh të arrestuar në shtëpi dhe automatikisht të përjashtuar nga Parlamenti.

Nënkryetarin e Grupit Parlamentar e përjashtuan për 365 ditë nga Parlamenti duke e arrestuar dhe burgosur për agjitacion propagandë!

Kryetarin e Grupit Parlamentar e përjashtuan 60 ditë!

Sekretarin e përgjithshëm e përjashtuan për 60 ditë!

Ndërkombetarë "të dashur" dhe jo korrekt!

Opozita kësaj rradhe nuk mund të thoni se bojkotoi parlamentin, por e përjashtuan nën vëzhgimin tuaj!

Ju doni të instaloni diktatur duke mbështetur të cmendurin Edi Rama në 2024 sic vendosët ta bënit në 1946 duke mbështetur Enver Hoxhën!

Por ne këtë nuk do e lejojmë për herë të dytë!

Në 7 Tetor kushdo që është skeptik se populli Shqiptar ul kokën dhe nuk ngrihet në revoltë, do marri përgjigjen e merituar!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco