VIDEO/ Përjashtimi i deputetëve, Konstitucionalisti Dervishi: Ekstreme dhe e papranueshme, të ankimohet

18:50, 02/10/2024
A+ Aa A-

Konstitucionalisti Bledar Dervishi i ftuar në ‘Task Force’ në SYRI TV me Sonila Meçon, ka komentuar edhe vendimin ekstrem të mazhorancës socialiste për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

Sipas tij, ky vendim është i papranueshëm dhe duhet të ankimohet.

‘Në vigjilje të 80 vjetorit të çlimit të vendit, kjo masë disiplinore është ekstreme, shumë e gjerë dhe e papranueshme në vlerësimin tim.

60 ditë përjashtim nga veprimtaria parlamentare e deputetëve të opozitës, 40 ditë një pjesë e madhe, më duket shumë tepër. Duket se shumica ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet me pakicën, pavarësisht reagimeve të saj, që janë energjike në disa raste.

Do ti ngelet sfidë juristëve të opozitës që të sfidojnë atje ku duhet këtë vendimmarrje, pasi në masën më të gjerë të saj, duket jo proporcionale në lidhje me aktet.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim, jo vetëm në pjesë e dispozitivit të saj, të vendosë këtë apo atë zgjidhje, por edhe në pjesë arsyetuese të tyre. Në rastin konkret, çdo arsyetim i Gjykatës që kanë shkruar në arsyetim të saj, për herë të tretë radhazi do të duhet të analizohet edhe nga SPAK.

E kam thënë edhe me shaka, se kë do të kallëzojë opozita për mos zbatimin e vendimit të Kushtetueses, pjesën e deputetëve që abstenuan, apo votuan kundër vendimit.

Unë nuk kam lexuar ndonjëherë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai i korrikut, që për herë të parë shprehej, detyrimin e kuvendit për të sjellë çështjen pranë meje për shqyrtim’, tha Bledar Dervishi në SYRI TV.  

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco