Në Qendrën Islamike Shqiptare në Michigan/ Këlliçi: Aty ku mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët është një mision kombëtar

Në Qendrën Islamike Shqiptare në Michigan/ Këlliçi: Aty ku mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët është një mision kombëtar

17:46, 02/10/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka ndarë më ndjekësit në rrjetin e tij social Facebook, foto nga vizita në Qendrën Islamike Shqiptare në Michigan, një qendër që promovon paqen, harmoninë dhe tolerancën mes komunitetit shqiptar musliman.

Postimi i plotë:

Vizitë mbreslënëse në Qendrën Islamike Shqiptare në Michigan. Falenderoj nga zemra Imam Shuajb Gergurin jo vetëm për mikpritjen vëllazërore, por mbi të gjitha për punën e palodhur në ndihmë të komunitetit shqiptar dhe besimtarëve muslimanë në veçanti.

E themeluar në vitin 1963, kjo qendër promovon paqen, harmoninë dhe tolerancën mes komunitetit shqiptar musliman në Michigan dhe jo vetëm.

Në këtë Xhami madhështore, njëlloj si edhe në Kishën e Shën Palit dhe në Teqenë e Baba Rexhebit në Michigan, mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët është një mision kombëtar i pandalshëm dhe shërbim ndaj kombit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco