Përshkallëzimi i aksionit opozitar/ Teliti: Nuk e kemi dashur ne, mazhoranca socialiste ka vendosur që t’i shpallë luftë opozitës

14:53, 02/10/2024
A+ Aa A-

Dorian Teliti, Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës i ftuar në Syri Tv, me moderatorin Bled Marku, komentoi tensionet e fundit mes opozitë dhe mazhorancës, tensione të provokuara nga qeveria socialiste.

Gjatë intervistës, Teliti theksoi se përshkallëzimi i tensionve nuk është kërkuar nga opoztia, por nga mazhoranca.

“Qeveria i ka shpallur luftë opozitës. Nuk është një luftë që e kemi dashur ne si opozitarë. Mazhoranca socialiste ka vendosur që t’ia bëjë hapur luftën tashmë opozitës. Para tre vitesh filloi lufta për simbolet e Partisë Demokratike, pastaj kaluan në arrestimin e padrejtë, të paligjshëm, pa prova, pa akuzë prej 274 ditësh, sot, në mënyrë të pa drejtë, të paligjshme, antikushtetuese mbahet në arrest shtëpie lideri i opozitës Doktor Berisha. Vazhdojnë pastaj me mandatin e Himarës, Belerit, i cili u vodh praktikisht, i cili nga mandat i opozitës i kaloi mazhorancës. Vijmë te sulmi i tretë radhazi, i cili ishte hejqa e mandatit dhe burgosja e Ervin Salianjit. Përsëri me një vendim gjykatë të porositur. Vendim i cili bazohet në prova të fabrikuara. Vendim i paralajmëruar edhe nga vetë kreu i ekzekutivit. Dhe kur erdhën në Parlament nuk denjuan të bëjnë as fomalitetin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Dhe këtë nuk e bëjnë se s’kanë kohë, por për të dhënë mesazhin se ne nuk pyesim për ligjin. Kështu ata i kanë shpalluar luftë Partisë Demokratike dhe gjithë shqiptarëve. Ndaj edhe u bëj thirrje gjithë shqiptarëve që të ngrihen në këmbë dhe të përdorin çdo mjet të mosbindjes civile për të larguar këtë pushtet dhe krijimin e qeverisë teknike për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, - tha Teliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco