SYRI TV/ Operacioni ‘FIVE’, GJKKO dënon 32 persona

SYRI TV/ Operacioni ‘FIVE’, GJKKO dënon 32 persona

14:37, 02/10/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendim për dënimin e 32 personave  të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, prodhim e shitje narkotikësh dhe moskallëzim krimi. Në total anëtarët e 5 grupeve kriminale u dënuan me afërsisht 200 vite e 6 muaj burg.

Bëhet fjalë për operacionin e koduar “Five”,  të zhvilluar dy vite më parë, ku u goditën 5 grupe kriminale, në trafikun e drogës.

Hetimi nisi tre vite më parë nga Prokuroria e Posaçme, e cila doli me 35 urdhër arreste teksa u evidentua se aktiviteti kriminal shtrihej në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Përrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020. Ndërsa në 12 raste janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, gati 400-500 kg kanabis në total.

Gjatë hetimeve të Prokurorisë së Posaçme rezultoi se Fejzi Meçaj, punonjës policie në Komisariatin e Tepelenës, dhe Adriatik Logli, efektiv i Policisë së Gjirokastrës, kanë konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa kanë lehtësuar punën e trafikantëve për trafikimin e lëndëve narkotike.

Për një nga të pandehurat, Anxhela Shehu, u urdhërua lirimi, pasi dënimi u pezullua me masën që kishte kryer më parë dhe u kthye në shërbim prove me 2 vite. Kurse për Marjus Tartaraj u shpall moskompetenca dhe vijimi me tjetër trupë gjykuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco