SYRI TV/ PD kallëzon në SPAK 73 deputetë të PS, 14 deputetë të PD firmosin kallëzimin

14:11, 02/10/2024
A+ Aa A-

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar në SPAK, 73 deputetë të Partisë Socialiste, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Kreun e Grupit të PS Niko Peleshi, si dhe disa ministra, për kryerjen e dy veprave penale.

Në kallëzimin e dorëzuar në SPAK 73 deputetët e Partisë Socialiste akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”, pasi refuzuan zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutese, Grupi Parlamentar i PD thekson në kallëzim se ky veprim përbën jo vetëm minim të demokracisë dhe rrënim të besimit të qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë, por gjithashtu edhe veprim të kundërligjshëm që dënohet nga Kodi Penal.

Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, dhe kur kjo vepër kryhet për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Sipas kallëzimit të dorëzuar dje në SPAK, vendimmarrja e deputetëve ka patur për qëllim favorizimin e koleges së tyre Olta Xhaçka, që ka interes personal për mosekzekutimin e këtij vendimi.

 Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar nga SPAK që të regjistrojë procedimin penal për dy vepra penale kryer nga 73 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtar të Grupit Parlamentar të PS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco