Ulsiu i dosjes ‘184’ jep këshilla se çfarë është mosbindja civili sipas tij

13:25, 02/10/2024
A+ Aa A-

Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ka komentuar protestën e deputetëve të opozitës të hënën ën Parlament dhe kërkesën për qeveri teknike.

Sipas njërit prej ekspertëve të dosjes së vjedhjes së zgjedhjeve në 2016-ën në Dibër, vjedhje e cila u shpërblye më post ministri për Ulsiun, është shprehur sot pas daljes nga godina e kryeministrisë se mosbindja civile është rrugë pa krye.

Pra, sipas Ulsiut, opozita duhet të pranojë pushtetin mafioz, pjesë e të cilit është edhe ai, dhe asgjesimin e opozitë dhe të mos kërkojë qeveri teknike e mos bëjë mosbindje civile.

Ulsiu vetë është dëshmi se opozita duhet duhet të çojë në mosbindje civile pasi drejtësia e kapur e amnistoi Ulsiun për vjedhjen e votave me bandat kriminale në Dibër.

“Shqipëria në rrugë pa kthim, për integrimin në BE. Kjo është sfidë për ne, shqiptarët kanë probleme që kërkojnë zgjidhje që vijnë me punë, objektiva të qartë, dhe nuk besoj se ka rrugë tjetër pa kthim përveç kësaj. Shqiptarët presin shkurtimi e rrugës për t’u anëtarë me të drejta të plot në BE.
Rruga tjetër është pa kthim e pa krye.
Hallet e shqiptarët nuk zgjidhen me mosbindje civile ndaj drejtësisë.
Nuk njoh mosbindje që shkon në djegie dhe dhunë fizike.
Rrugë pa krye për ata që kanë marrë përsipër ta bëjnë, por që nuk u shërben as Shqipërisë e as shqiptarëve”, ka thënë njëri nga autorët e dosjes “184”.

 

Kujtojmë se në përgjime dolën me zë e figurë ministra të kabinetit Rama, kryetar bashkie në radhët e PS-së por edhe Deputetë të Partisë Socialiste që jepnin direktiva, bënin shantazhe apo flisnin për manipulieme të votave.

Njëri prej tyre ishte  edhe Ulsi Manja, që sot mban postin e Ministrit të Drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco