Bandat e Durrësit e zgjodhën, Rama e miraton: Ilir Proda kreu i ri i Policisë së Shtetit

Bandat e Durrësit e zgjodhën, Rama e miraton: Ilir Proda kreu i ri i Policisë së Shtetit

13:01, 02/10/2024
A+ Aa A-

Ilir Proda është miratuar nga Edi Rama si drejtori i ri i Policisë së Shtetit.

Propozimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, i dalë nga një garë farsë, ku gjoja u përzgjodhën disa kandidatura, është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Emri i Prodës u përzgjodh ditën e hënë si fituesi i kësaj gare të paracaktuar.

Dy ditë më parë duke komentuar zgjedhjen e Prodës, gazetarja Klodiana Lala u shpreh se, ai ishte zgjedhur për tu bërë drejtor i Policisë së Shtetit, me lobimin e fuqishëm të bandave të qytetit të Durrësit.

Në një reagim gjatë ditës së djeshme, Proda kishte pranuar edhe faktin se SPAK, i kishte sekuestruar telefonin e tij për të verifikuar komunikimet që kishte pasur ai, gjatë kohës së zhvillimit të operacionit kundër bandës së Çopjave në Elbasan, ku aksioni u dekonspirua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco