Të enjten seanca e radhës, mblidhet sot Grupi Parlamentar i PD, caktohet skenari që do të ndiqet

Të enjten seanca e radhës, mblidhet sot Grupi Parlamentar i PD, caktohet skenari që do të ndiqet

09:57, 02/10/2024
A+ Aa A-

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mblidhet sot në orën 12:00.

Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe aksioni në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me seancën plenare që do të mbahet ditën e nesërme.

Në seancën paraardhëse kishte tensione. Ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren, goditën me sende të forta kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe jashtë godinës dogjën karriget e tyre në shenjë proteste pas arrestimit të Ervin Salianjit.

Ditën e djeshme, policia e Tiranës, çoi në SPAK 23 deputetë të opozitës, të përfshirë në tensionet e së hënës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco