Konferenca e Kryetarëve pa opozitën, mblidhet njëanshmërisht nga PS Foto arkiv

Konferenca e Kryetarëve pa opozitën, mblidhet njëanshmërisht nga PS

09:30, 02/10/2024
A+ Aa A-

Është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në Kuvend, këtë herë pa opozitën, duke bërë që mazhoranca të marrë vendime të njëanshme.

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve u miratua udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit europian.

Ky udhërrëfyes, një nga parakushtet kryesore për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, u miratua pa prezencën e opozitës, e cila ka marrë vendim që të mos ketë marrëdhënie normale me parlamentin, pas dënimit me burg të Ervin Salianjit, një dënim i motivuar politikisht dhe i bazuar në një akuzë që nuk ekziston në Kodin Penal.

‘Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mbetet plotësisht i angazhuar për të mbështetur dhe avancuar këtë objektiv strategjik të Shqipërisë, duke forcuar angazhimin ndaj proceseve demokratike dhe integrimit Europian’, thotë PS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco