Dogjani: Diplomatët shohin djegien e 5 karrigeve para parlamentit, por nuk shohin që Rama ka djegur Shqipërinë

Dogjani: Diplomatët shohin djegien e 5 karrigeve para parlamentit, por nuk shohin që Rama ka djegur Shqipërinë

08:27, 02/10/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se diplomatët shohin djegien e 5 karrigeve para parlamentit, por nuk shohin që Rama ka djegur Shqipërinë.

Dogjani: Diplomatët i mirëkuptoj në deklaratat që japin sepse janë diplomatë dhe për shkak të pozicionit që kanë.

Por ama ne jemi të pakënaqur për faktin që diplomatët shohin djegien e 5 karrigeve para parlamentit ndërkohë nuk shohin që Edi Rama ka djegur Shqipërinë.

Edi Rama i ka vu flakën Shqipërisë dhe për shkak të këtij zjarri 1 milionë e gjysëm shqiptarë janë larguar nga Shqipëria.

E drejta për të protestuar është një nga të drejtat themelore të njeriut.

Në Europë në vendet e këtyre ambasadorëve, është djeg Franca është djeg disa herë Greqia për shkak të protestave që protestojnë qytetarët për të drejtat e tyre.

Në Shqipëri nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në  Shqipëri, Ervin Salianji arrestohet dhe dënohet pa prova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco