‘Udhëtim mes Ilirisë dhe Shqipërisë’/ Shkrimtarja: Në Paris nuk njihet kultura shqiptare! Kishat serbe në Kosovë, celula autonome

22:39, 01/10/2024
A+ Aa A-

Shkrimtarja Klara Buda, në një lidhje direkte nga Parisi për A Shoë në SYRI TV, foli për aktivitetin e saj kulturor dhe jo vetëm në Francë në lidhje me botimet e Institutit Francez të Studimeve Shqiptare.

Sipas shkrimtares, këto botime të studimeve shqiptare janë shumë të rëndësishme pasi në Paris kultura shqiptare nuk njihet mirë dhe të vendin e saj e ka zënë narrativa serbe.

‘Po të marim vetëm një aspekt me këto kishat serbe dhe çështja e marrëveshjes së Ohrit që parashikon ekstraterritorialitetin e manastireve serbe që do të jenë celula autonome serbe që askush nga Kosova nuk do të ketë influencë. Narrativa serbe i kanë mbushur mendjen opinionit publik se këto janë institucione fetare të Serbisë që rrezikohen nga popullsia vendase’, u shpreh Buda.

Gjithashtu shkrimtarja u ndal edhe te botimi i fundit i këtij instituti, librin me titull ‘Udhëtim mes Ilirisë dhe Shqipërisë’.

‘Arsyeja pse e kemi butuar këtë libër sepse narrativa e ndërtuar nga fqinjët tanë na stigmatizon vetëm si popull mysliman, ndërkohë që ne jemi një popull që respektojmë besimet e njëri-tjetrit por ama origjina e të gjithë neve në ‘Vitin 0’ është kristiane’, theksoi shkrimtarja Buda.

Intervista në studio:

Krasta: Po merresh me Institutin Francez të Studimeve Shqiptare dhe instituti ka botuar një botim që tregon për një çështje shumë të pafolur sidomos në Kosovë, ku në Kosovë janë ringritur katedralet dhe kishat serbe mbi kishat reale katolike shqiptare të shekujve të shkuar. Pse ka rëndësi që në Paris të ketë një institut të studimeve shqiptare, ku bëhet beteja me narratviat dhe si është çështja e këtyre kishave në Kosovë?

Buda: Është shumë e rëndësishme se studime të kulturës shqiptare nuk ka në Paris. Ka institut të kulturës sllave.

Në Paris nuk njihet mirë kultura shqiptare dhe të gjitha këto mitet e krijuara nga serbë, po të marim vetëm një aspekt me këto kishat serbe dhe çështja e marrëveshjes së Ohrit që parashikon ekstraterritorialitetin e manastireve serbe që do të jenë celula autonome serbe që askush nga Kosova nuk do të ketë influencë. Narrativa serbe i kanë mbushur mendjen opinionit publik se këto janë institucione fetare të Serbisë që rrezikohen nga popullsia vendase.

Ky libër që ne sapo e botuam, ‘Udhëtim mes Ilirisë dhe Shqipërisë’ kohës së shkuar dhe të tashmes, Vija Egnatia është ajo ku ka kaluar Shën Pali për të krishtëruar Ballkanin.

Arsyeja pse e kemi butuar këtë libër sepse narrativa e ndërtuar nga fqinjët tanë na stigmatizon vetëm si popull mysliman, ndërkohë që ne jemi një popull që respektojmë besimet e njëri-tjetrit por ama origjina e të gjithë neve në ‘Vitin 0’ është kristiane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco