VIDEO/ Ylli Manjani: Edhe Enver Hoxha nuk të dënonte pa ligj, siç u dënua Ervin Salianji tani

VIDEO/ Ylli Manjani: Edhe Enver Hoxha nuk të dënonte pa ligj, siç u dënua Ervin Salianji tani

22:04, 01/10/2024
A+ Aa A-

Dënimi i Ervin Salianjit për avokatin Ylli Manjani është një skandal.

I ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, Manjani deklaroi se, edhe në diktaturën e Enver Hoxhës nuk dënohëshin njerëzit pa ligj, siç u dënua Salianji.

‘Ervin Salianji është dënuar pa ligj. Nuk është e shkruar në Kodin Penal të Shqipërisë, denoncimi i rremë publik. Kjo është më e rënda e mundshme që mund ti ndodhë një shoqërie, një shteti dhe një sistemi drejtësie, të dënosh dikë pa ligj.

Enver Hoxha nuk ka dënuar njeri pa ligj. Agjitacioni e propaganda ishte në kodin penal, neni 55. Askush nuk mund të thotë që u dënova pa ligj, diktaturë po, por ama ka qenë me ligj.

Nuk ka një nen në kodin penal që të justifikojë dënimin e Ervin Salianjit.

Kaq! Këtu fillon dhe mbaron ky argument.

Të dalësh në televizor dhe të thuash diçka të rreme, është maksimumi shpifje, të cilin individi mund ta pretendojë në një gjyq me gjoba. Të thuash diçka të rreme, para prokurorit, gjykatësit ose duke bërë një kallëzim merr me vete edhe përgjegjësinë e përmbajtjen e kallëzimit.

Janë dy gjëra krejt të ndryshme’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco