Djegia e karrigeve para Parlamentit/ Kasmi: Reagimet e diplomatëve, të sforcuara dhe të kërkuara nga Rama

21:42, 01/10/2024
A+ Aa A-

Gazetari Bledi Kasmi i ftuar në ''A Show’’, mbrëmjen e sotme, në Syri TV, komentoi deklaratat e sotme të ndërkombëtarëve në lidhje me protestën e djeshme të deputetëve të PD para Parlamentit.

Kasmi u shpreh se deklaratat e sotme ju duken të sforcuara, madje të kërkuara nga vetë Rama.

"Unë besoj që ky reagim i sotëm ishte një kërkesë e bërë nga qeveria në drejtim të këtyre partnerëve për të dhënë një deklaratë apo për të mbajtur një qëndrim publik në lidhje me këto zhvillime”, u shpreh Kasmi teskta shtoi se kryeminsitri Rama ndjehet i frikësuar.

Po të shikosh deklaratat e sotme ishin të sforcuara, mua më lanë përshtypjen se ishin dhe të kërkuara nga vetë Rama të bëheshin ato deklarata.

 Nuk është hera e parë që Rama ju kërkon diplomatëve që të reagojnë për zhvillimet që ka politika shqiptare, për protestat e PD, për reagimet e PD.

Kujtoni ato dokumentet që u zbërthyen pas 21 Janarit , ishte Rama që i  kërkonte Sorosit, dhe Sorosi departamentit të shtetit, që të reagonte në lidhje me zhvillimet pas 21 janarit, kur u paralajmërua ajo protesta e dytë.

 Unë besoj që ky reagim i sotëm ishte një kërkesë e bërë nga qeveria në drejtim të këtyre partnerëve për të dhënë një deklaratë apo për të mbajtur një qëndrim publik në lidhje me këto zhvillime.

A ishte korrekt? Unë besoj që nuk ishte konform korrekt sepse nëse ne dënojmë dhunën për diegien e 7 karrigeve, atëherë çfarë duhet të themi për nje lider që mbahet peng, dhe për dënimin e Salianjit me dëshmitarë të rremë, dhe që këta ambasada heshtën, asnjëri prej tyre nuk foli.

Deklarata kishte pjesën e parë të dënimit të aktit të karrigeve të diegura dhe pjesën e dytë që ishte kërkesa për dialog.

Por pse kërkohej dialog sot dhe jo dje ose pardje??

Sepse sot i ka hyrë frika Ramës, sot ka parë vendosmërinë e deputetëve për të radikalizuar situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco