‘150 mijë shqiptarë në Miçigan’/ Këlliçi: Vota e diasporës për shqiptarët dhe PD është jetike!

21:41, 01/10/2024
A+ Aa A-

Në lidhje direkte nga ShBA me Adi Krastën në A Show në SYRI TV, drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka folur për aksionin e opozitës dhe votën e diasporës në zgjedhjet e 2025-sës.

Këlliçi theksoi se arsyeja kryesore e vizitës së tij në ShBA është vota e diasporës dhe ndërgjegjësimi i shqiptarëve të diasporës për të drejtën e votës.

‘Vetëm në shtetin e Miçiganit janë të paktën 150 mijë shqiptaro-amerikan që punojnë këtu. Ky komunitet i madh do të votojë për herë të parë. Ende i duket e pabesueshme vota e diasporës’, u shpreh Këlliçi.

Gjithashtu Këlliçi u ndal edhe te bindjet politike të shqiptarëve nëpër botë, duke theksuar se pjesa më e madhe e diasporës shqiptare në botë është opozitare.

‘Janë ata qytetarë shqiptarë që janë goditur nga sistemi në Shqipëri, janë hequr nga puna, nuk kanë pasur shpresë, kanë qënë në opozitë me qeverinë, janë goditur në biznes dhe një pjesë e madhe e tyre ka ardhur në ShBA. Vota e diasporës për shqiptarët dhe PD është jetike’, tha Këlliçi.

Këlliçi: Partia simotër e PD në Amerikë është Partia Republikane, që përfaqëson të djathtën dhe është normale që të gjithë demokratët e Shqipërisë të jenë suportues dhe mbështetës të Partisë Republikane në Amerikë dhe të kandidaturës së presidentit Trump. Arsyeja kryesore e vizitës time është ndërgjegjësimi i shqiptarëve të diasporës për të drejtën e votës, për faktin se për herë të parë ky grup i jashtëzakonshëm interesi, ku vetëm në shtetin e Miçiganit janë të paktën 150 mijë shqiptaro-amerikan që punojnë këtu. Ky komunitet i madh do të votojë për herë të parë. Ende i duket e pabesueshme vota e diasporës.

Dy ditë më parë kemi pasur një aktivitet brenda 24 orëve me kërkesë të komunitetit këtu dhe më vjen mirë dhe keq pasi një pjesë e madhe e FRPD ndodhet sot në ShBA të atyre që kam pasur rrugëtimin tim në PD, një pjesë e ish-drejtuesve të PD ndodhen sot në ShBA.

Ky është një indikacion i qartë që pjesa më e madhe e diasporës shqiptare në botë është opozitare. Janë ata qytetarë shqiptarë që janë goditur nga sistemi në Shqipëri, janë hequr nga puna, nuk kanë pasur shpresë, kanë qënë në opozitë me qeverinë, janë goditur në biznes dhe një pjesë e madhe e tyre ka ardhur në ShBA.

Vota e diasporës për shqiptarët dhe PD është jetike. Janë këto familje që kontribuojnë në pjesën më të madhe në ekonominë shqiptare, duke mbështetur familjet e tyre ekonomisht dhe kanë fjalën e tyre në vendimmarrjen në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco