‘Për ambasadorët e gjeneratës R’/ Zhulali rendit 10 pikat ku ndërkombëtarët e Ramës nuk reagojnë

‘Për ambasadorët e gjeneratës R’/ Zhulali rendit 10 pikat ku ndërkombëtarët e Ramës nuk reagojnë

20:48, 01/10/2024
A+ Aa A-

Ekspertja e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka ironizuar me reagimet e sotme të amabsadorëve në Shqipëri, pas protestës simbolike të deputetëve të opozitës me djegien e karrigeve jashtë sallës së Kuvendit, të cilët kundërshtuan burgosjen politike të Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Ervin Salianji.

Në postimin e saj në Facebook, Zhulali ka renditur 10 pika tragji-komike të mos reagimit të ambasadorëve në Shqipëri, në lidhje me korrupsionin dhe skandalet e qeverisë së Edi Ramës përgjatë 12 viteve të fundit.

‘Për ambasadorët e gjeneratës R’, shkruan Zhulali.

Postim i plotë:

Për ambasadorët e gjeneratës R:

1.    E para ishte karrigia;

2.    Të gjitha shqetësimet zgjidhen me ‘oledro hot’;

3.    Gjuha e përbashkët gjendet tek misset që dëshirojnë paqen në botë;

4.    Miku i mirë njihet në skandale të mëdha;

5.    Të drejtat e njeriut shijohen pafundësisht në filma;

6.    Shqiptarët emigrojnë në BE sepse Europa është këtu;

7.    Yoga është zgjidhja më e mirë për të çliruar zemërimin ndaj korrupsionit;

8.    Qeveris mirë ai që vjedh i fundit;

9.    Nuk duhet të shqetësohesh si dhe pse dënohesh, e rëndësishme është që të dënon SPAK-u yt;

10. Bàri edhe hahet edhe pihet edhe përputhet me agjendën e gjelbër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco