VIDEO/ Korreshi: Po instalohet një diktaturë e re, deputetët e opozitës janë fjala e 650,000 votuesve

20:33, 01/10/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD Saimir Korreshi, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për procedimin penal dhe përjashtim për deputetët e opozitës nga kuvendi.

Korreshi thekson se ky ishte një simbol që deputetët e opozitës nuk janë aty për karriget e tyre, dhe se ato karrige nuk i takojnë as parlamentit dhe as 'mamicës',siç i referohet Korreshi e as shoqes Lindita dikur. Korreshi shprehet se deputetët e opozitës nuk janë punëtorët e kryetares së kuvendit, por janë të zgjedhur dhe janë fjala e 650,000 votuesëve të 2021, opozitarë që përfaqësohen me këta deputetë.

'Nuk besoj që ka jo vetëm opozitar por  shqiptar që nuk kupton se këtu po instalohet një diktaturë e re, keta vazhdojnë me të njëjtin ritëm siç kanë bërë edhe para 90’, me shqiptarët.

Këta kanë kapur çfarë do lloj institucioni, demokracia ka rënë, lojërat e fjalëve kanë të kota.

Në momentin që del një ministër i brendshëm dhe flet për ato palo karrige të parlamentit që nuk kanë vlerën as të 2000 mijë lekëshit të vjetër , a thua se i kanë sjellë nga shtëpia.

Ky ishte një simbol. Një simbol që deputetët e opozitës nuk janë aty për karriget e tyre, absolutisht ato karrige nuk i takojnë as parlamentit dhe as mamicës, as shoqes Lindita dikur.

Deputetët e opozitës nuk janë punëtorët e kryetares së kuvendit, por janë të zgjedhur dhe janë fjala e 650,000 votuesve të 2021, opozitarë që përfaqësohen me këta deputetë.

Për mua shembullin e parë duhet ta japin deputetët. Unë mendoj që nuk ka më mjetë për ta diskutuar përveç agravimit sepse ndërkombëtarët në këtë mes, dhe një lloj dialogu demokratik unë menoj që e ka kthyer në një normalitet parlamentin.

Nuk kam parë në ndonjë parlament evropian apo botëror që në momentin që kërkohet nga një grup deputetësh që  të thërritet në inetpelancë kryeministri dhe ti tejkalojë me delegim zonjës Spiropali apo dikujt tjetër.

Mes revoltës së kolegëve deputetë ti e hedh poshtë kërkesën e tyre për mbledhje të institucioneve të mandateve qoftë edhe për ta parë vendimin. Ne se kemi parë njëherë vendimin e formës të prerë. Edhe për ta parë procedurialisht a ka emër të zotit Salianji, a kanë firmosur gjyqtarët këtë vendim e të tjera me rradhë.'- u shpreh Korreshi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco